Nga Gëzim Mekuli

I dashur Zelensky,

Më vjen keq por më duhet të ta them se lutja juaj për ta bojkotuar botën ruse në Shqipëri ka shkuar n’vesh të shurdhër.

Nuk mund t’i përjashtoj rusët nga Shqipëria, për shkak të gjenocidit rus mbi ukrainasit, ai i cili nuk mund të përjashtoj serbët nga Shqipëria për shkak të gjenocidit serb mbi shqiptarët.

 

Zelensky,
Fjalimi i juaj ishte i gjallë, i prekshëm dhe na solli shumë kujtime e shumë lot, neve popullit shqiptar, por jo politikës së Tiranës.
A e pe i dashur Zelensky, se sa patetikë e sa të ftohtë akull që ishin përfaqësuesit e shqiptarëvë të Tiranës? A e pe se sa të pa ndjenja që ishin?
Unë kam ndjekur shumë fjalime Tuaja gjithandejë nëpër Kuvendet e Europës, SHBA-së dhe Austrlisë. Kam parë, nëpërmes lotëve t’mi, se si qanin përfaqësuesit e këtyre Kombeve dhe shteteve në Kuvend; Kam parë se si të ndërprisnin fjalën nga duartorikitja; E kam parë, turbullt nga loti i syve t’mi, se si ngriheshin në këmbë e u shkrinin me fatin e Kombit tënd e me Ty, me dhmbjen tënde, me dhimbjen e ukrainasve e të kombit ukrainas.
Dëgjo Zelensky heroi im,
Serbia e moqme dhe kjo e tashmja, ka vrarë, ka prerë, ka dhunu djem, burra vajza e plaka, ka grirë e ka djegur fëmijë; Po, po, po është kjo Serbi që ka bërë gjenocid mbi gjysmën e atij kombi, e të atij Kuvendi, që Ti ju drejtove sot, dhe a e di se cfarë? Është mu ky Kuvend, e janë mu këta përfqësues që nderojnë këngën dhe këngëtarin që u këndoj luftërave serbe mbi Ballkan.
Mos prit gjë nga ai, e nga ata, që e duan “Ballkanin serb “, zoti Zelensky! Vërtetë mos prit hiqgjë asdhe nga Sali Berisha, strukturat politike të të cilit u shisnin naftë ushtrisë (serbe) jugosllave gjatë luftërave të Ballkanit.
Atëherë shitej naftë me gjak shqiptari, sot naftë me gjak ukrainasi, kaq e thjeshtë është kjo punë!
Zelensky,
ti e di shumë mirë, kombi shqiptar nuk është as Edi Rama e as Sali Berisha.
Lexo po ashtu:  “Sindroma e Beogradit” - Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk janë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *