Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tregoi se të hënën kanë rifilluar punimet në rrugën Deçan-Plavë, në zonën në afërsi të Manastirit të Deçanit, punimet këto që janë ndërprerë ditë më parë pas kërkesës nga institucionet e vendit.

Ramosaj ka thënë se punimet në këtë rrugë do të vazhdojnë.
Ai po ashtu tha se kjo rrugë është asfaltuar për 11 kilometra, dhe se sipas tij kanë mbetur dhe pesë kilometra për asfaltim.

“Nuk e vlerësoj që dikush ka ndërhyrë në shtetin tonë, pavarësisht deklaratave të Vuçiqit. Punimet janë ndal sepse është bërë një reagim tepër i ashpër… Kjo rrugë është asfaltuar për 11 km, dhe ka mbetur vetëm pesë km për asfaltim. Të premten e kemi pasur një komunikim me kryeministrin Hoti dhe kemi vendosur që t’i pezullojmë punimet. Dje kam filluar me punimet në këtë rrugë. Do të vazhdoj të punoj që të përmbyllet ky projekt. Kam për t’i mirëkuptuar institucionet tona nëse më japin arsye. Për mu personalisht ka qenë e pritshme, për njerëzit që e kanë një të kaluar në politik kjo është e pritshme. Punimet do të vazhdojnë pasi nuk e cenojnë manastirin”, ka thënë kryetari Ramosaj.

Lexo po ashtu:  Filozofi i njohur, Zhizhek: "Qeveria e Kurtit ishte ferrë në mish për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze"

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, pasi sipas tij një pjesë e projektit e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Ndërkaq, ndalimin e menjëhershëm të punimeve e kishte kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pati thënë që Brukseli të ushtrojë presion ndaj Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *