“Kur njerëzit përpiqen t’ju rrëzojnë, mbani mend se keni dy zgjedhje: Ju ose mund t’i lini ta bëjnë ose t’i ndihmoni të ngrihen edhe ata. ” – Chris Butler

Kur jetojmë në një botë të tillë të shpejtë, ne tentojmë të hasim shpesh njerëz pesimistë. Kur kalojmë pranë një personi negativ në rrugë, ne kemi privilegjin ta lëmë pas, së bashku me retë e zezë që rrinë pezull mbi kokën e tij.

Për fat të keq, pesimisti që ju prish humorin nuk është gjithmonë personi i rastësishëm, i keq e i rrëmujshëm në publik; nganjëherë është një mik, janë vjehërrit apo edhe vetë prindërit.

Mund të jetë e vështirë të mbash një marrëdhënie të shëndetshme me këto lloje njerëzish dhe nëse një marrëdhënie pozitive është diçka që e dëshiron, duhet të sigurohesh që energjia e tyre të mos ndikojë aq shumë sa të ndiheni të përthithur.

Mbani mend këto 3 këshilla për të mbajtur burimin tuaj të brendshëm të pozitivitetit të plotë kur jeni afër njerëzve negativë, njerëzve shterues të energjisë pozitive:

Lexo po ashtu:  Ja si e shfaqin xhelozinë shenjat e horoskopit

1. Shkëputuni, qëndroni në vetmi!

Ndonjëherë të qenit vetëm mund të jetë ilaçi më i mirë për ta ndryshuar atë energji negative në një emocion më pozitiv. Bëni diçka që e doni, ndiqnni një hobi dhe mos kini frikë ta trajtoni veten me delikatesë.

Kur i doni njerëzit e tjerë, bëni gjëra për ta, apo jo? Nëse e doni veten, nuk duhet të jetë ndryshe. Gëzojuni një aktiviteti relaksues gjatë kohës suaj vetëm; bëni një dush të gjatë e të nxehtë, lexoni një libër, bëni një sy gjumë ose edhe thjesht dilni për një ecje!

2. Mos e merrni personalisht qëndrimin negativ të personit tjetër

Në shumicën e rasteve, pesimisti as vetë nuk e kupton se është pesimist. Është e vështirë të qëndroni të fortë përmes negativitetit me raste, veçanërisht kur vjen nga dikush që keni lidhje të ngushta, por është e rëndësishme të mbani mend se negativiteti është i brendshëm, jo i jashtëm.

Jini si ura mbi përroin e trazuar dhe lini komentet negative të zhduken sapo të vijnë. Nuk është ajo një barrë që duhet ta mbash!

Lexo po ashtu:  A mund ta vrasin coronavirusin pijet e nxehta dhe rrezet ultravioletë?

3. Çlirohu nga paragjykimet!

Ndonjëherë mund të jetë zhgënjyese, por mos harroni të mbani mendjen e hapur kur keni të bëni me një pesimist. Çlirohuni nga paragjykimet, kuptoni se ata mund të ndiejnë gjëra që ju nuk jeni në dijeni dhe mbani mend se të gjithë kemi udhëtimin tonë unik.

Ne duhet të lejohemi ta bëjmë atë udhëtim me respekt dhe pa gjykime!

Duke ndjekur dhe duke praktikuar këto hapa do të ndihmoni marrëdhënien tuaj me pesimizmin tuaj personal dhe do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë me veten tuaj! Mos harroni të shikoni gjithmonë për nga drita dhe gjithmonë le të jetë buzëqeshja juaj drita që shkëlqen në një botë plot me errësirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *