Kryeministri i pakorruptuar Albin Kurti sot po qëndron në Gllogjan në nderim të të rënëve shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit. Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, Kurti shkoi edhe te familja atdhetare, Haradinaj.

Kurti mori fjalën edhe në manifestimin qendror që po mbahet për të shënuar këtë ngjarje.

Duke përshëndetur të pranishmit, Kurti iu drejtua edhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili u duartrokit për këtë.

Kurti tha se familja Haradinaj, pas ngjarjeve në Prekaz, i tregoi Serbisë rezistencën.

“Pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz me datat 5,6,7 mars vjen qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj në Gllogjan më 24 mars. Të dyja këto e kishin një armik, Serbinë, e kishin një qëllim, lirinë”.

Kurti tha vendosmëria e guximi i Haradinajve dhe Mehmetajve i dërgoi mesazh Serbisë se Kosova nuk dorëzohet.

“Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste mori atë ditë nga kulla e bacës Hilmi. Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Haradinaj, së bashku me Mejremen e Frashërin, Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin”.

Lexo po ashtu:  Surroi Paralajmëron: "... Bëhet fjalë për përgatitjen e një puçi kushtetues, me të cilin sigurohet instalimi i një qeverie jashtë normave kushtetuese të vendit."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *