Fjala

I thanë fjalës: tani je e lirë. 
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet. 
E ç’më duhet 
kur s’u thashë atëherë kur duhej? 
Kam mbetur pa krahë, 
kam mbetur pa qiell, 
jam jetë pa ëndërr, 
jam ëndërr pa jetë. 
I thanë fjalës: je e lirë. 
Vështirë, tha fjala, sa vështirë 
të besosh se je e lirë; 
pasi ke ngrënë rrokjet e tua, 
pasi ke mbetur cung 
dhe liria bëhet burg. 
I thanë fjalës: liria jeton. 
Fjala ua ktheu: 
S’jam si Konstandini që pas vdekjes udhëton. 
I thanë fjalës: ti je liria. 
Për ta kuptuar këtë të duhet fare pak. 
Ajo e besoi, 
ajo hapi gojën, 
po në vend të tingujve 
prej saj 
doli gjak.

-Xhevahir Spahiu /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Berlini zbut rritjen e qirave – Një firmë e bashkisë blen 6,000 apartamente për 1 miliard dollarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *