Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar dje Pashke Markajn nga Gjakova, një nënë e cila i vuri flakën vetës pasi iu kthyen trupat e pajetë të dy djemve të saj në luftë.

Ky delegacion që vizitoi varrin e të ndjerës Pashke Markaj, rikthyen edhe sot historinë e nënës gjakovare, që rivarrosi eshtrat e dy djemve të saj në vitin 2003, më pas dogji vetën.

Postimi i plotë i VV-së:

Sot, një grup i aktivistëve nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, i përbërë nga kryetari, Agon Batusha, deputetja Arbërie Nagavci, asambleiste, anëtarë të kryesisë, dhe aktivistë të tjerë, bënë nderime tek varri i Pashke Markajt në Korenicë.

Emri i nënës Pashke dhe historia e saj nuk janë të panjohura për qytetin tonë, por ato duhen njohur e kujtuar nga mbarë vendi. Me 27 prill 1999, në masakrën makabër të kryer nga okupatori serb në fshatrat Meje e Korenicë, ndër 374 martirët e rënë, ishin edhe dy djemtë e nënës Pashke, Gjovalini dhe Milani.

Siç ka ndodhur edhe me shumë të tjerë, ndonëse ishin vrarë, Gjovalini e Milani u cilësuan si të zhdukur deri në vitin 2003, kur trupat e tyre u kthyen dhe u rivarrosën. Pritja katër vjeçare u shndërrua në agoni shekullore për nënën Pashke. Ndonëse fija e fundit e shpresës për kthimin e tyre të gjallë nuk ishte djegur ende, ajo kishte pohuar se nuk do të jetonte më nëse djemtë nuk i kthehen të gjallë.

Lexo po ashtu:  Zvicra, vendi më i sigurt në botë në lidhje me koronavirusin

Me 24 maj 2003 trupat e Gjovalinit dhe Milanit veçse ishin kthyer dhe tash po rivarroseshin. Ajo fije e fundit e shpresës së nënës Pashke se ata mund të kthehen të gjallë tashmë u dogj. Vetëm tri ditë më pas, nëna Pashke i vuri flakën vetës për t’i dhënë fund jetës e dhimbjes për bijtë e saj. Sakrifica të vetëflijimit si ajo e Oso Kukës tek Lahuta e Malcis, të cilën nëna Pashke e dinte përmendësh, nuk janë të panjohura për popullin tonë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Por, dhimbja e revolta e një nëne të cilës ia rrëmbyen, vranë, e morën peng trupat e të bijve, e ndezur në flakë, është sakrificë sublime e llojit të vetë. Nëna Pashke na bënë ta kujtojmë qëndresën e sakrificën e të gjitha grave – nënave, bashkëshorteve, motrave, e bijave, përgjatë gjithë historisë sonë.

Ajo nuk na lë të harrojmë për asnjë moment se drejtësia për secilin rast është minimumi që duhet kërkuar për dinjitetin e tyre – sepse koha e vuajtjet e tyre janë të pakthyeshme e paharrueshme. Këto histori dhe domosdoshmërinë e drejtësisë nuk mund t’i harrojmë për asnjë moment.

Lexo po ashtu:  Ish-këshilltari i Kurtit godet ashpër Qeverinë Hoti, paralajmëron se do të emërohen 80 zëvendësministra

Ato janë të freskëta dhe duhet kujtuar sidomos në këtë kohë kur diskutohet me shumë lehtësi për kompromiset me Serbinë dhe ndarjen e Kosovës.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *