Ndërsa pronari po vdiste nga Covid-19 në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit Cisanello në Pisa, qeni i quajtur Stella arriti të hapte portën e shtëpisë dhe filloi të kërkonte për të.

Stella 7-vjeçare kishte pritur me ditë në trishtim pafund për kthimin e njeriut të dashur që e kishte rritur dhe në fund arriti të arratisje dhe të fillonte të kërkonte për pronarin.

Ndërkohë mediat italiane e kanë raportuar këtë histori prekëse duke thënë se Stella lëvizte sikur të kishte një busull sekrete që e orientonte.

“Nuk ishte shëtitja e zakonshme, e gëzuar dhe e pakujdesshme, por një rrugë e gjatë, plot gracka. Dhe zgjati orë e orë të tëra. Aq shumë për të alarmuar të afërmit e pronarit të qenit, të cilët kanë kërkuar kudo.” shkruhet në artikullin e publikuar në mediat italiane.

Pas disa kohë kërkimesh Stella u gjet pranë spitalit ku ndodhej i shtruar pronari i saj i sëmurë me CoVid-19.

Ata nuk arritën të sqarojnë se si ai “Pastor gjerman” kuptoi se pronari ishte pikërisht aty. Por pavarësisht përpjekjeve të Stellas fatkeqësisht pronari kishte ndërruar jetë. Pas kësaj ngjarje Stella u adoptua nga një i afërm i pronarit të saj dhe tashmë ka një familje të re.

Lexo po ashtu:  Kishim një mangall, e mbushja me thëngjij dhe ia vija Dritëroit afër këmbëve për të mos ngrirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *