Idealistët e zanatit të shitur
-Një pyetje për gazetarët e të gjitha moshave
Kush janë më idealistë të profesionit, gazetarët e varfër të para viteve 90′, të cilët si gjithë populli rrinin në rradhët torturuese për shishen e qumështit, për tollonin e racionit të mishit, të vezëve, të gjalpit, të kafes, të vajgurit, etj. apo disa gazetarë instant-milionerë të pas viteve 90’, të cilët “të pabrekë i gjeti dreka, milionerë i gjeti darka”, dhe u bënë instrumente të abuzimit qeveritar, të korrupsionit zyrtar dhe të krimit të organizuar dhe të japin mend për natë nga mendjet e tyre mediokre nëpër ekrane e media për demokraci e revolucione pallati, të fryrë nga vilat, pallatet dhe kontot bankare milionaeuroshe, me të cilat u shpërblyen nga qeveritë për shërbimet e tyre kriminale?
Ndaj gazetarët milionerë, pronarë të befasishëm vilash e pallatesh, janë nëpër ekrane po aq të pështirë sa qeveritarët e korruptuar dhe po aq të egër sa kriminelët. Pushteti i katërt nuk ekziston në Shqipëri, sepse është shkrirë me pushtetin autokratik të qeverive dhe të krimit.
Kam një propozim për “Autoritetin e Mediave Audiovizive”: Të detyrojë të gjitha stacionet televizive të Tiranës që në skenën e çdo paneli apo emisioni politik të vendosin banderola me gërma të mëdha me fjalët lapidare të gazetarit të famshëm italian, Indro Montaneli, për gazetarët e pasur: ”Në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”.
Lexo po ashtu:  Si Serbia mashtroi Londrën: Telegrame të rrejshme në emër të shqiptarëve – Pashiq urdhëron oficerët të shkruajnë telegrame të rrejshme Londrës në emër të shqiptarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *