Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se bartja e maskave është obligative, transmeton Zeri.info.

IKSHPK, në një njoftim të publikuar në faqen e saj në Facebook, ka thënë se mosbartja e maskave nga qytetarët po rrezikon shëndetin e çdo njërit dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike.

Instituti ka thënë se pakujdesia e qytetarëve po shton rrezikun e përhapjes së infeksionit si dhe u bën apel të gjithëve që t’iu përmbahen rekomandimeve të këtij instituti në aplikimin e masave mbrojtëse.

 

Lexo po ashtu:  Kush është Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *