Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Ilir Meta nuk e mbështeti Vjosa Osmanin në Slloveni !

Mbështetja dhe favorizimi i Serbisë nga liderët në Samitin e Ballkanit Perëndimor, bërë në Bërdo afër Kranjit të Sllovenisë, më 17 maj 2021, është në kundërshtim flagrant me njohjen zyrtare de fakto dhe de jure të shteteve, të cilat e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, sepse Kosovën e kanë njohur si “shtet”, jo si “vend”, që do të thotë sinonim i nocionit “shtet”.

Deklarata e turpshme proserbe !

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kranj të Sllovenisë u mbyll me “Deklaratën e Përbashkët” të turpshme dhe të gabuar poltikisht dhe juridikisht , sepse pjesëmarrësit e tij, së bashku me Aleksandër Vuçiqin u dakorduan, që në të , të mos përmendej emërtimi i shtetit të Kosovës, por vetëm fjala “vend”, që në anglisht do të thotë “country”. Ky farë “vendi” kur të përkthehet në fjalorin juridik të së drejtës ndërkombëtare, do të thotë MOHIMIN e shtetit të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008), të cilën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete të Kombeve të Bashkuara së bashku me Amerikën dhe me aleatët e saj të fuqishëm evropianoperëndimorë.

Këtë “kompromis politik” e propozoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak se ky e as Serbia e tij nuk e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (gjë që kjo nuk është hera e pare që Serbia po e praktikon nëpër samitet rajonale, duke fshirë Kosovën si shtet të pavarur) , por institucionet dhe organet e tij, i quajnë të përkohshme. Ky propozim është i logjikshëm në kuptimin e shpërfilljes së tij, sepse Beogradi zyrtar nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës.

Mirëpo, ky kompromis nuk është i logjikshëm, as i pranueshëm e as i justifikueshëm, kur këtë e kanë mbështetur presidentët e Kroacisë, të Sllovenisë (Zoran Milanoviq dhe Borut Pahor) si kryesues së atijfarë samiti, mbase kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e qeverive të shteteve të tyre, të cilat de fakto dhe de jure e kanë njohur “shtetin” e Kosovës, jo “vendin” si term të përgjithshëm të papërcakuar. Ky është një turp i tyre, të cilët, në vend se të përligjin vendimet e shteteve të tyre, të cilat e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, para gjithë botës mbështeten propozimin e homologut të tyre, Aleksand Vuçiq , i cili si “kompromis” me Vjosa Osmanin dhe me të pranishmit e tjerë, ua propozoi presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor. Dhe, kështu, përkundër kundërshtimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u mbyll samiti i turpshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, më 17 maj 2021, duke e flakur Kosovën si shtet nga ky farë “dokumenti i përbashkët” i tyre, të cilin e përqafoi edhe Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë!

Pse gabuan Vjosa dhe Meta në Slloveni?

Sepse asnjëri nuk do të duhej të ishin të pranishëm, kur u miratua “Deklarata e Përbashkët e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ngaqë në të u fut vetëm fjala “vend”, jo “shtet”, sepse kështu kërkoi dhe propozoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e mbështetën: Zoran Milanoviq (presidenti i Kroacisë) dhe Borut Pahor (presidenti i Sllovenisë).

Prandaj, për shkak të kësaj padrejtësie dhe zhvlerësimi të shtetit të Kosovës, presidenti Ilir Metaj dhe presidentja Vjosa Osmani, duhej të braktisnin takimin, para se të miratohej “Deklarata e Përbashkët” në shenjë proteste dhe kundërshtimi për shkak të mosnjohjes së shtetit të Kosovës sipas asaj “Deklarate”, sepse Vjosa ishte pjesëmarrëse(presidente) e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, jo assesi presidente e një “VENDI” të papërkufizuar sipas së drejtës ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  PARALELE HISTORIKE - Me rastin e 14 vjetorit të shpalljes të “Pavarësisë” të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë bëri dy gabime

(1) Së pari, nuk e qeli gojën, të thoshte ndonjë fjalë në mbrojtjen e fakteve dhe të argumenteve të presidentes Vjosa Osmani, e cila polemizoi ashpër me Aleksandër Vuçiqin, duke ia përplasur në fytyrë krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, si dhe Serbia t’i dënojë dhe t’i burgosë autorët e tyre, si dhe ta njohë Republikën e Kosovës. Ky ishte preteksti, pse homologu i saj serb Vuçiq e ka kundërshtuar ashpër dhe, pa asnjë arsye të qëndrueshme presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pse edhe ti, Ilir si president i Shqipërisë nuk ia konfirmove presidentes Vjosa Osmani të gjitha akuzat dhe paditë Serbisë për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë (1989-1999)?

Deri kur ju kryeshtetarë të Shqipërisë, do të silleni me aq papërgjegjësi dhe indiferencë ndaj Kosovës për të mos prishur ekuilibrin historik, politik, diplomatik e tregtar me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale ndaj shqiptarëe dhe Shqipërisë Etnike???

Si nuk të vije turp, të dëgjoje një debat të gjatë verbal mes Vjosës(motrës sate) dhe Aleksandar Vuçiqit (armikut), e të mos flisje, asnjë fjalë në mbrojtjen e fakteve dhe të argumenteve të saj kundër gjenocidit serb në Kosovë, si dhe çështjeve të tjera të pazgjidhura me Serbinë?!

(2) Së dyti, Ilir Meta (sikur dikur me Zoran Gjingjiqin në Athinë), kur i pati thënë se “ tanimë është mbyllur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan”. Me atë rast, Meta e pati gëzuar shumë Gjingjiqin, edhe pse ai e dinte shumë mirë të kundërtën.

Mirëpo, për “marketing politik” dhe propagandistik, Gjingjiqi me t’u thyer në Beograd, Metën e pati “ngritur në qiell” si liderin e parë shqiptar, që nuk njeh çështjen kombëtare shqiptare të hapur në Balkan) nuk e kundërshtoi fare propozimin e Vuçiqit, të Milanoviqit dhe të Pahorit, që shteti i Kosovës,, të lihej jashtë “Deklaratës së Përbashkët” të samitit të theksuar rajonal. Sa turp!

Pse Ilir Meta pranoi që emërtimi i plotë de fakto dhe de jure i Republikës së Kosovës, të mos figuronte në “Deklaratën e Përbashkët” të samitit “Ballkani Perëndimor”, por u dakordua me propozimin e Aleksandar Vuçiqit?

Pse, Ilir Meta nuk e braktise samitin, kur “vëllezërit siamezë” të Serbisë nuk e përfshin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran në Deklaratën e Përbashkët të Samitit të Ballkanit Perëndimor?

– Ilir Meta ke bërë gabim të madh dhe të pakorrigjueshëm, sepse shtetin tënd e rreshtove në anën e presidentit të A.Vuçiq të Serbisë, duke pranuar dhe votuar “kompromisin” (country-vend) të Zoran Milanoviqit, që me “mend” u rreshtua në anën e A.Vuçiqit !

Z.Milanoviq e mbështeti Vuçiqin, ndërsa Vjosën e quajti “ambicioze” !!!

Sikur të ishte Kolinda Grabar-KItaroviq (ish-presidente e Kroacisë) kurrë nuk do ta pranonte atë propozim të Aleksandar Vuçiqit, që Kosova si shtet të mos figuronte në “Dekalaratën e Përbashkët” të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimorë” (17 maj 2021) në Kranj të Sllovenisë.

Mirëpo, presidenti kroat Zoran Milanoviq në vend se ta akuzonte homologun e tij Aleksandar Vuçiq për kryerjen e krimeve të gjenocidit të Serbisë në Kroaci, ai gjeti gjuhë të përbashkët-kompromis me të, dhe e kritikuan presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kinse për “ambicie”. Ambicie për çka?!

Lexo po ashtu:  Debilizimi i debatit publik

Po ky është naivitet politik dhe mosnjohje e problemit kolonial shekullor të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Sikur presidentija e Kosovës, Vjosa Osmani t’i kishte imagjinuar të gjitha ato shifra statistikore të krimeve të gjenocidit serb në Kosovë, si dhe të kërkonte që Krushevaci, t’ i bashkohej shtetit të Kosovës, atëherë presidenti kroat Z.Milanoviq, do të kishte pasur të drejtë që Vjosën ta quante “ambicioze” apo “tendencioze”.

Mirëpo, në këtë rast konkret nuk është fjala për shprehjen e ndonjë axhende ambicioze të Kosovës për gllabërimin e territoreve të vendeve fqinje, por për kryerjen e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë. Serbia duhet të përgjigjet për të gjitha krimet dhe masakrat e gjenocidit të saj në Kosovë (1989-1999), pavarësisht se çfarë thonë presidentët: Vuçiq-Milanoviq-Pahor, sepse përpos Serbisë, Kroacia dhe Sllovenia e kanë njohur Republikën e Kosovës. Mirëpo, as këta presidentë e as shtetet e tyre nuk kanë të drejtë ligjore (sipas së drejtës ndërkombëtare), që në konferencat rajonale të tyre, ta heqin emërtimin e as Flamurin e saj shtetëror, sepse e kanë njohur Republikën e Kosovës. Nëse Serbia kërkon një gjë të tillë, sikurse Vuçiq në samitin e Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit në Slloveni (17 maj 2021), që vërtet i bindi dhe i “mashtroi” liderët pjesëmarrës të tij, duke i detyruar, që Kosova si shtet, të mos figuronte në “Deklaratën e Përbashkët”, ATËHERË shtetet rajonale që kanë njohur Kosovën nuk kanë të drejtë as morale e as ligjore, që ta heqin Kosovën si shtet nga dokumentet e tyre, pavarësisht nga emërtimi tyre: “deklarata” , “marrëveshje” apo “traktate” etj.

Përkundrazi, duhet ta dinte presidenti i Kroacisë, Z.Milanoviq, -se Serbia dhe Aleksandar Vuçiqi, Vojislav Shesheli, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin… e shumë ultranacionalistë dhe kolonialistë të tjerë serbomëdhanjë, edhe pas vdekjes së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, ata kanë ambicie dhe pretendime territoriale ndaj shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, JO Presidentja Vjosa Osmani e as Kosova ndaj territorit të Serbisë, dhe të asnjë shteti fqinjë.

Vuçiq dhe Serbia kanë ambicie territoriale ndaj Kosovës, jo Vjosa e as Kosova ndaj Serbisë !

Ndërkaq, kundërshtimin dhe mospajtimin e presidentes Vjosa Osmani me presidentin A. Vuçiq, Zoran Milanoviq e cilësoi si “axhendë ambicioze të Kosovës, ku tha se, disa pjesë të saj i hoqëm për shkak të kundërshtimit të Serbisë”!?

Kjo është një rrenë e “pakripë” dhe shpifje e keqe propagandistike e Zoran Milanoviqit, se gjoja Vjosa shpaloi një “axhendë tejet ambicioze të Kosovës”.

Kjo shprehje kuturu sa për t’ia bërë qejfin Aleksandar Vuiçiqit dhe Serbisë, që janë betuar se “kurrë nuk do ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës” nuk ka asnjë element ndërlidhës me faktet dhe me argumentet e parashtruara të Vjosa Osmanit, e cila kërkoi nga Vuçiqi, që Serbia t’i pranojë krimet e gjenocidit në Kosovës; t’i dënojë krimnelët serbë që kanë kryer krime dhe masakra mosntruoze ndaj shqiptarëve në Kosovë; t’i zbulojë mbi 1647 viktima të cilët evidencohen si të zhdukur që nga 1999…, si dhe ta njohë Republikën e Kosovës, nëse Serbia dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

–Milanoviq, kjo “është ambicie joreale” e presidentes Vjosa Osmani, përkatësisht e Kosovës?!

Lexo po ashtu:  Kur do të jetë vërtetë e lirë dhe sovrane Kosova?

-Ambicie, do të thotë, kur dikush dëshiron diçka, por nuk mund ta arrijë, sepse nuk i takon, nuk është e tij, ashtu sikurse Vuçiqi me Serbinë e tij, që me çdo kusht po kërkojnë, që Kosovën e pavarur ta rikthejnë nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale. –Eh, kjo është ambicie e shkretë dhe joreale, sepse Kosova ishte vetëm koloni e Serbisë (1912-1999), jo kurrfarë prone legale e as legjitime. Kundër kësaj ambicie, duhet të jetë presidenti kroat Zoran Milanoviq, presidenti slloven Borut Pahor dhe presidenti i mjerë Ilir Meta, si dhe të gjithë presidentët e tjerë të shteteve ballkanie, që de fakto dhe de jure e kanë njohur Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008-2021).

Diplomacia e puseve rajonale

Thelbi i politikës dhe i diplomacisë është dallimi i armiqve prej miqve tuaj. Mirëpo, edhe pas 30 vitesh në politikë, këtë dallim nuk di ta bëjë Ilir Meta (president) i Shqipërisë. Ndryshe, do të reagonte kundër heqjes së shtetit të Republikës së Kosovës nga “Deklarata e përbashkët” e Zoran Milanoviqit, e Aleksandar Vuçiqit dhe e Borut Pahorit, të cilët u dakorduan që si “kompromis politik” në vend të nocionit shtet, të fusin fjalën “vend” (country), për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ky është idiotizëm politik i të gjithëve, që miratuan këtë propozim të iniciuar nga Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu, është nonsens dhe idiotizëm juridiko-ndërkombëtar për: Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë, sepse të gjitha këto shtete e kanë njohur de fakto dhe de jure Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Prandaj, presidentët e tyre nuk kanë pasur asnjë të drejtë, që mos ta përfshinin shtetin e Kosovës në “Deklaratën e Përbashkët” të turpshme dhe të pavlefshme juridikisht, por vetëm si fiksion abstrakt politik “vend”(country) !?

Ky nuk është kurrfarë “kompromisi”, por mohim i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në lidhje me këtë kompromis të keq dhe absurd në dëm të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kam këtë pyetje për presidentin e njëanshëm Zoran Milanoviq, sikur Vuçiq të kishte kërkuar që në Deklaratën e Përbashkët të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Kranj, të heqej emri i shtetit të Kroacisë, dhe në vend tij, të përdorej vetëm sinonimi “country”(vend), a do ta kishte pranuar një kompromis të tillë idiotik për t’ia plotësuar dëshirën Serbisë së Vuçiqit ? -Përgjigjja është 100 herë negative-JO, kurrën e kurrës, JO!!!

-Po, me Kosovën e ka pasur lehtë, sepse presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, askush nuk e ka mbështetur në përplasjen dhe në mospajtimin e saj me presidentin ultranacionalist serbomadh, Aleksandar Vuçiq.

Në potez Ministrija e Jashtme e Kosovës !

Për një akt të tillë jo të ligjshëm, jo demokratik dhe jo të drejtë ndaj shtetit të Republikës së Kosovës, duhet të reagojë urgjentisht Ministria e Punëve të jashtme e Kosovës, duke hedhur poshtë atë “Dekalaratë të Përbashkët” të liderëve të Ballkanit Perëndimorë, bërë në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, më 17 maj 2021, sepse Kosova është “Shtet” i njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, as Milanoviqi, as Pahori, as Vuçiqi, as Meta, as Gjukaniviqi, as Penderovski, nuk kanë kurrfarë drejte që shtetin e pavarur të Kosovës ta quajnë si një “vend” në kuptimin e papërcaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *