Im atë vendosi të më mësonte se si të plakesha me dinjitet. Fëmijëve të mi nuk iu duk ide e mirë… derisa u thashë që vite më vonë do të më dëgjonin ata mua.
– Ulu, – më tha im atë, – dhe bëj durim. Gjëja kryesore që duhet të bësh sapo të ngrihesh në mëngjes është të marrësh zemrën në dorë. Çdo mëngjes!
– Kjo është metaforë, apo jo?
– Metaforë? Jo, jo, mund ta bësh këtë. Në mëngjes, bëj ca ushtrime të thjeshta për kyçet. Jo shumë, pa u sforcuar. Pastaj, duart, përballë njëra-tjetrës, bëji si kupë dhe vendosi nën zemër. Më mirë, poshtë gjoksit. Duhet të jetë më e lehtë për ne burrat. Pa i lëvizur duart, fol. Fol butë, pa britma. Foli zemrës.
-Më fal, t’i flas zemrës? Çfarë t’i them?
– Çfarë të duash, por me takt. Thuaji të rrahë butë, qetë… por mos të harrojë punën e saj.
Grace Paley
Përktheu: Elona Qose

Lexo po ashtu:  WhatsApp lançon sistemin e transfertave të parave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *