Agjencia kineze e hapësirës njoftoi sot një “selfie” të një roveri nga Marsi, me një platformë uljeje në sfond në të cilën shfaqet flamuri kinez.

Roveri Zhurong, gjithashtu pikturoi gjurmët që la në planetin e kuq dhe agjencia kineze e hapësirës organizoi një ceremoni me rastin e publikimit të fotove.

Roveri u ul në Mars në mes të majit. Roboti duhet të mbledhë të dhëna nga planeti për 90 ditë, sipas agjencive.

Shtohet se ky është misioni i parë kinez në “planetin e kuq”.

Kina është vendi i dytë që zbarkon një rover në Mars, pas Shteteve të Bashkuara.

Lexo po ashtu:  Kush janë smartphonët më të mirë për vitin 2020?! – Ja lista e 14 modeleve më të kërkuara dhe më cilësore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *