Një infermiere shqiptare që punon në spitalin Vignola të Modenas, në Itali, prej një jave ka spikatur me përkushtimin e saj, duke u bërë shembull pozitiv për ekipet e tjera mjekësore, pasi ka shpëtuar dy jetë.

Lorisa Katra është vetëm 25 vjeç dhe momentalisht është një prej infemiereve më të njohura në Toscana dhe Emilia Romagna.

Në 1 tetor ajo ndërhyri në një tramvaj në Firence, ku i shpëtoi jetën një shtetaseje italiane 60-vjeçare, e cila kishte pësuar një arrest kardiak.

Ndërsa rasti tjetër është shënuar shtatorin e vitit të kaluar, kur një e moshuar italiane që udhëtonte nga Londra në Pisa kishte pësuar takikardi dhe falë ndërhyrjes së infermieres shqiptare, ajo arriti të shpëtonte./MekuliPress /

Lexo po ashtu:  XHORDANO BRUNO: Thënie të gjeniut që u dogj për së gjalli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *