Që kur Covid-19 filloi të përhapet, Google ka ndërhyrë në mënyrë agresive në disa nga shërbimet e saj në internet për të kufizuar përhapjen e informacioneve të rreme.

Në YouTube, shërbimi video i Google, kompania po përpiqet të heqë shpejt videot që pretendojnë se parandalojnë virusin. Dhe disa aplikacione që lidhen me virusin janë ndaluar nga dyqani i aplikacioneve Google Play, duke shkaktuar ankesa nga zhvilluesit që thonë se ata thjesht duan të ndihmojnë.

Kompania gjithashtu po heq dorë nga të ardhurat e saj. Google ka bllokuar dhjetëra mijëra reklama që “kapitalizojnë” mbi virusin. Ajo gjithashtu ka tërhequr reklama nga videot në YouTube që diskutojnë mbi Covid-19, ndërsa u jep qeverive dhe OJQ-ve hapësirë falas për videot e tyre me informacione se si qytetarët mund të ruhen. Motori i kërkimit gjithashtu paraqet në fillim të rezultateve të kërkimit informacione që lidhen me burime të sigurta të OJF dhe qeverive.

 

Dosti Banushi

Burimi: Bloomberg

Lexo po ashtu:  Ministri izraelit: Bomba atomike, një mundësi për Gazën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *