Lajm nga ministri Vitia dhe qeveria e Kosovës:

– Është rritur numri i shtretërve në spitale.
– Janë pajisur me teknologji oksigjenimi spitalet rajonale.
– U gjashtëfishua numri i inspektorëve të ushqimit (restoranteve, shitoreve të ushqimit).
– Është miratuar vendimi për punësimin e mbi 1000 mjekëve e punonjës shëndetësorë të tjerë.
– Vaksinimi ditor në raport me popullatën, përditë më i lartë se çdo rekord i vendeve të rajonit.
Puna duket kështu e jo ndryshe, ndërsa shkop magjik nuk ka askush. Aq më pak kanë zgjidhje për situatën ata që nuk punuan as për vaksina, as për shtretër, as për oksigjen, as për mjekë e as për inspektorë. Nuk mund të qajnë “pse nuk vure masat më herët” ata që qanin “pse nuk po na i lejon fëmijët të festojnë maturën”.
Lexo po ashtu:  Qeveria do t’i ndihmojë kompanitë e afektuara për pagat e punëtorëve në dy muajt e ardhshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *