Instituti gjerman ‘Robert Koch’ ka bërë me dije se vaksina e Covid do të jetë e gatshme në vjeshtën e ardhshme.

“Parashikimet e tanishme sugjerojnë se është e mundur të kemi një vaksinë deri në vjeshtë të vitit 2020”, shkruhet në një dokument të botuar në internet nga ekspertët e institutit të referencës shëndetësore të qeverisë gjermane.

Macron për vaksinën

Në një situatë europiane ku javën e fundit është rritur ndjeshëm numri i përsonave të identifikuar me Covid dhe në veçanti në Francë ka patur rritje të fortë të numrave të infeksionit, me 4771 raste të reja në 24 orë kurse në Gjermani më shumë se 1700 në vetëm një ditë, presidenti francez Macron është shprehur se “Për momentin shumë kompani bioteknologjike janë në fazën 3 të testeve klinike dhe kemi arsyet e nevojshme të besojmë se shumë shpejtë vaksina do të jetë gati.

Trump: Do të kemi një lajm të mirë së shpejti

Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë afër gjetjes së vaksinës

Lexo po ashtu:  Pjesëtari i Grupit të Kumanovës: “Rolex” Sulo lute Zotin të ti fal krimet, se nesër do jetë Bajrami i fundit për ty si kryetar i BFI!

“Jemi afër vaksinës. Do të kemi një lajm të mirë së shpejti. Kemi bërë një punë fantastike” kundër koronavirusit. Kemi shpëtuar shumë jetë”- deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *