Ministria britanike e Mbrojtjes sot në mëngjes (e mërkurë) postoi një përditësim të ri të inteligjencës në Twitter për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila hyn në ditën e saj të 14-të.

Ja çfarë shkruajnë Ministria Britanike në Twitter:

  • Luftimet vazhdojnë në veriperëndim të Kievit, ku forcat ruse nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm.
  • Qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse dhe vazhdojnë të vuajnë nga zjarri i rëndë i artilerisë ruse.
  • Mbrojtja ajrore e Ukrainës duket se ka pasur sukses të konsiderueshëm kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë dhe ndoshta i ka penguar ata të fitojnë ndonjë shkallë kontrolli mbi hapësirën ajrore të Ukrainës./MekuliPress/
Lexo po ashtu:  Përse Pylli i Zi në Baden-Vyrtemberg të Gjermanisë mban këtë emër?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *