Inter-Milan vazhdon të shesë me intesitet biletat për derbin e të dielës në mbrëmje: që tani janë prerë – përfshirë abonimet – mbi 75.000 bileta, gjë që e con San Siron drejt të gjithë vendeve të zëna, por jo drejt rekordit të arkëtimeve. Disa punime në fakt do të reduktojnë kapacitetin e San Siro e nuk do të lejojnë që të arrihet në 75.923 spektatorë të Inter-Juventus në 6 tetor, rekord në Serie A me 6.620.976 euro arkëtim.

Parashikohen numra megjithatë të lartë, në krahasim me ato të ndeshjes së vajtjes: Milan-Inter i 21 shtatorit kishte mirëpritur 70.440 spektatorë në stadium, për një arkëtim prej 4.931.321 euro. Kapaciteti total i San Siro për këtë sezon është fiksuar prej 75.871 vende, lehtësisht i reduktuar në krahasim me të shkuarën, për shkak të mbylljes së disa sektorëve të unazës së tretë për shkak të dridhjes së strukturës.

Lexo po ashtu:  Reali Madrid është i interesuar Fabian Ruizin