Më poshtë, disa prej fakteve psikologjike më interesante, që jo vetëm do ju japin një perspektivë kuptimplotë të mënyrës si e shihni botën, por edhe do ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush…
- Njerëzve u duhen afro 66 ditë për të formuar një zakon të ri.
- Kujtimi i fakteve është më i kollajtë kur i ke sytë mbyllur.
- Truri dhe barku janë të lidhur ngushtë dhe kjo shpjegon pse disa emocione, sidomos stresi, ndikojnë në funksionimin fiziologjik të barkut.
- Të dashurit e një personi imagjinar apo të idealizuar nukë shtë njësoj si të dashurit e një personi ashtu si është.
- Nëse i shkruani ëndrrat do të jeni në gjendje që t’i formuloni më qartë.
- Krahasuar me shqisat e tjera, ajo e nuhatjes është e lidhur më ngushtë me kujtesën.
- Të jesh në gjendje të mendosh se si ne njerëzit mendojmë është shenjë e një inteligjence më të lartë.
- Çdo njeri ka tre karaktere – ai që shfaq, ai që ka, dhe ai që mendon se ka.
- Endërrimtarët kanë prirjen të shohin më shumë ëndrra dhe i mbajnë mend më mirë ato.
- Burimi më i rëndësishëm i lumturisë së një fëmije janë familja dhe miqtë e ngushtë.
- Të folurit me zë të qetë teksa debaton me dikë, të ndihmon që të dominosh kundërshtarin.
- Njerëzit mirënjohës janë të prirur që të jetojnë më të lumtur.
- Të folurit e dy gjuhëve ndihmon në shtyrjen e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit.
- Njerëzit që janë në dashuri sillen ngjashëm me njerëzit që kanë çrregullime mendore.
- Mënyra më efikase për të memorizuar gjërat është të bësh pushime 10-minutëshe, pas çdo 30-50 minutash mësim.
- Njerëzit janë të prirur të krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëz me të cilët janë duke kënduar.
- Nëse kaloni vetëm 10 minuta duke shkruar shqetësimet tuaja para një provimi, shanset janë që të merrni rezultat më të lartë.
- Mungesa e gjumit shkakton irritueshmëri si dhe prirje për të patur depresion.
- 5 ëndrrat e këqia më të zakonshme janë: rënia, të ndjekurit, të ndjerit në kurth, të qënit vonë, dhe vuajtja e vdekjes së një anëtar të familjes.
- Njerëzit janë të prirur të marrin vendime më shpejt kur kanë nevojë të shkojnë në tualet.