Mailinda Zeneli
Demokratizimi si proces që po nxit qeveria e VV-së ka nxjerrë në sipërfaqe nevojën e demokratizimit edhe të pushtetit mediatik. Ndryshe nga Shqipëria, që është në rënie të lirë, Kosova po e bën funksionale demokracinë. Beteja e përbashkët dhe më kryesorja e Republikës, Shtetit, Politikës edhe e Shërbimit Mediatik është mes “elitës” dhe popullit. Tre janë grupet e interesit brenda Shërbimit Mediatik: media e kapur (Klan Kosova) dhe media e korruptuar; media progresiste; interesi publik.
Mbrojtësit e Interesit Publik (pjesë e së cilës jam) kërkojnë që elitës progresiste t’i pakësohen në maksimum privilegjet e aksesit në çdo pushtet, edhe atë mediatik, duke e ofruar këtë akses tek unë, publiku, me logjikën e thjeshtë se garanti më i mirë i Interesit Publik jam unë, PUBLIKU.
Demokracia është pushtet i të gjithve dhe i askujt.
Elita Progresiste është bashkëpunëtorja, aleatja më e rëndësishme në betejën time si Publik për të mbrojtur Demokracinë Funksionale. Kjo është arsyeja pse i kontrolloj me fanatizëm copëzat e pushtetit që duhet t’i jepen elitës progresiste, e cila ka rrezikun real, që pushteti i pakontrolluar, ta shndërrojë në diktaturën e re edhe më të rrezikshme.
Shtylla më e fuqishme e medias së lirë (për të cilën flet Profesor Ramabaja) mbetet që e gjithë metodologjia e Shërbimit Mediatik të zbres gradualisht nga “elitat” drejt popullit, drejt Interesit Publik. Kjo sinergji pushtetesh në nivel Republike mban vetë peshën e Demokracisë Funksionale.
Nëse në hapësirën e gjerë mediatike të RTK-së Publike dhe katër kanaleve të saja, përfshihet energjia progresiste e rinisë, por edhe e përvojës, nëse media zbret te reportazhi, te biznesi dhe prodhuesi i vogël, nëse analisti i studios politike nuk është vetëm “elitari” i tejet konsumuar, por edhe gazetari i terrenit, media vjen në efiçencë dhe natyrshëm komuniteti mediatik konstruktiv unifikon rradhët e veta rreth këtij mediumi publik progresist.
Qendra e re mediale e fuqishme (për të cilën flet Profesori) do të jetë thjesht një arenë mediatike e pushtetit, që do të ashpërsojë betejën e pafrytshme mediatike, ndërkohë që do të jetë një gropë e re në buxhetin e shtetit, kjo kur media publike duke mbrojtur Interesin Publik, pa marrë anësi partiake, i bën oponencë shumë më të fortë e më të pranueshme medias së kapur dhe të korruptuar. Qendra e re mediale e pushtetit rrezikon t’i japë elitës progresiste copëza të reja të pushtetit mediatik duke e rrezikuar atë të rrëshqasë në elitarizëm regresiv.
Ps:
Kosova dhe Shqipëria janë dy republika motra në lidhje siameze. Kjo lidhje e bën të natyrshme interesimin e ne shqiptarëve të Shqipërisë për Kosovën dhe e kundërta.
“Gjithë aksioni racional është në rradhë të parë aksion individual.” – Ludwig Von Mises
Në javën e tretë të këtij muaji isha në Prishtinë, ku mora një shërbim dentar jo vetëm tejet profesional, por mbi gjithçka, të sigurt. Pak muaj më parë në vend të një ndërhyrje të vogël mora një shërbim katastrofë. Zhurmuesi flagrant i një përgjimi të pak ditëve më vonë, në momentin kur po kërkoja ndihmën e një mjeku, më bëri të kuptoj mirë se katastrofa e mëparshme nuk kishte qenë aspak rastësi.
Ne, shqiptarët e Shqipërisë, jetojmë ditët më të errëta të diktaturës, një antishqiptarizëm që na trajton gati si kavje eksperimentale. Kosova, së paku për mua, është shndërruar në një strehëz sigurie ku përveç shërbimit dentar mundësova edhe një shërbim të përgjithshëm mjekësor, të munguar shumë, shumë gjatë. Kjo është ndihmesë e madhe. Ndaj Kosova, funksionimi i shtetit ligjor dhe i demokracisë së saj lidhet drejtpërdrejtë me jetën personale edhe të ne shqiptarëve të Shqipërisë, por është dhe modeli se si do duhet ta ribëjmë Shqipërinë.
Lexo po ashtu:  Mekuli: Kush po e (ç)edukon e kush po e (keq)informon shqiptarin në hapsirat e ish-Jugosllavisë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *