Intervista mes gazetarit X dhe presidentit Y:

z. president, përse keni deklaruar dhjetëra herë se liberalizimi i vizave do të ndodhte, kur nuk e kishit një të dhënë të tillë?
presidenti: për qejf!
z. president, përse keni folur mirë për Evropën sa kohë që ishte Mogherini, ndërsa tani po e nxirrni si një armik të vërtetë:
presidenti: për qejf!
z. president, përse e shtytë ju vetë miratimin e Kuvendit për gjykatën speciale, dhe pastaj po ju ndërmorët nismën ta zhbënit në po atë Kuvend?
presidenti: për qejf!
z. president, përse shkuat në Shqipëri, përkundër rregullave të gjendjes emergjente shëndetësore?
presidenti: për qejf!
z. president: përse qëndroni dhjetë ditë nëpër vende të botës pa sjellë asnjë rezultat?
presidenti: për qejf!
z. president, përse flisni për kompromise të dhimbshëm?
presidenti: për qejf!
z. president, përse frekuentuat një restorant kur të tillët janë mbyllur për shkak të pandemisë, ndërkohë që deklaroni se duhen respektuar masat?
presidenti: për qejf!
z. president, përse mendoni se qeveria mund të kryesohet prej partisë së dytë, të tretë, e me radhë e jo nga partia fituese e zgjedhjeve?
presidenti: për qejf!
z. president, përse nuk dëshironi që populli të shprehet në zgjedhje për krijimin e qeverisë?
presidenti: për qejf!
z. president, përse thirrët në veprime të mosbindjes institucionet dhe qytetarët në kohë krize të pandemisë?
Presidenti: për qejf!
z. president, përse ju që kërkonit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, quani tani shkelje të drejtave të njeriut masat shëndetësore?
presidenti: për qejf!
z. president, përse mendoni se 20 ditë dhe pesë letrat tuaja mund të përbëjnë një nen kushtetues kur nuk janë të tilla?
presidenti: për qejf!
z. president, përse mendoni se mund të konsultoni partitë kur nuk ka vend në Kushtetutë për një gjë të tillë?
presidenti: për qejf!
z. president, përse, kur i referoheni Kushetutës, nuk i referoheni të vetmit nen që flet për mocionin e mosbesimit, por kapërceni në një nen që nuk ka të bëjë fare me mocionin e votëbesimit?
presidenti: për qejf!
z. president, për ç’fakt ose arsye e keni cilësuar një prej subjekteve politikë si terrorist?
presidenti: për qejf!
z. president, përse ju mendoni se përcaktimi juaj kushtetues nuk është : “përfaqëson unitetin e popullit”, por “përfaqëson kokrrën e qejfit”?
presidenti: për zakon.
z. president, përse i keni përgjigjet kaq të ngjashme, kaq të thella në leksik dhe reflektim?
presidenti: për hall.

Lexo po ashtu:  FATI YT/ HOROSKOPI, 20 JANAR 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *