Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, reagoi pas publikimit të dytë nga BIRN mbi lobimin për ndarjen të territorit të Kosovës me para të shtetit. Bushati tha se lobistët e përfshirë kanë dobësuar pozicionin e Kosovës në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jeta Xharra zbulon tjera lobime për shkëmbim territoresh dhe kundër Gjykatës Speciale. Fatkeqësisht, qeveritë janë rrëzuar njëra pas tjetrës, lobistët janë paguar të sjellin tema nga pluhuri i arkivave të Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe media duke dobësuar ndërkombëtarisht pozicionin e Kosovës”, shkruan Bushati në rrjetin social Twitter.

Pas largimit të Bushatit si ministër, në median shqiptare dhe të huaj u spekulua se shkak ishte bërë çështja e ndarjes së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Publicisti i njohur Veton Surroi kritikon Qeveritë e pasluftës dhe Isa Mustafën/ Vendi që i ka shpenzuar kaherë rezervat e veta shëndetësore dhe ekonomike në kotësira po përballet me krizën globale më të madhe shëndetësore. Duhet shtrënguar radhët, e jo dobësuar me debate publike taksash...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *