Inxhinierët e ekipit të kompanisë Mercedes në kuadër të garës Formula 1, në bashkëpunim me profesorët e Universitetit të Londrës, kanë arritur ta prodhojnë një pajisje të re për frymëmarrje për vetëm katër ditë. Pajisja do të testohet klinikisht në Londër.

Pajisja e fut ajrin në një maskë për t’i furnizuar mushkëritë e pacientit me oksigjen dhe paraqet alternativë për njerëzit që janë në gjendje shumë të dobët për t’iu nënshtruar procedurave tradicionale të ventilimit.

Përdorimi i saj është cilësuar si i sigurt nga një organizatë për mbikëqyrjen e sigurisë dhe tash pajisja duhet të testohet klinikisht për t’u miratuar për përdorim, shkruan “Daily Mail”.

Inxhinierët e Mercedesit e modifikuan një pajisje që më parë ishte përdorur për një çrregullim tjetër. Ata besojnë se mund t’i prodhojnë një mijë pajisje të tilla në ditë, nëse në këtë projekt japin kontribut edhe ekipet tjera të Formulës 1.

Kështu, respiratorët e zakonshëm do të përdoren vetëm në rastet më të rënda, sepse pajisja e re nuk është mjaftueshëm e fuqishme për t’ua mbajtur gjendjen stabile personave me probleme të theksuara me imunitetin ose me organet e frymëmarrjes.

Lexo po ashtu:  Me anmiq t’Shqypnís Un pa u frigue Mjaft jam, i mjeri, Kacagjelue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *