“Bonucci është shumë ndryshe në jetën e përditshme nga ai që shikojmë në fushë. Nuk është kaq i zjarttë. Më pas, siç ndodh me të gjithë, ka aedhe ai 5-minutëshin e tij”.

Kapiteni i Juventus-it, Chiellini, i ka thurur elozhe në autobiografinë e tij “Io, Giorgio” shokut të repartit, i kthyer në Torino pas eksperiencës te Milan-i në sezonin 2017-18.

Pikërisht në lidhje me transferimin te kuqezinjtë të Bonucci-t, Chiellini ka thënë: “Ka qenë sigurisht një zgjedhje e gabuar sepse nuk ka qenë i bindur, nuk ka qenë i kthjellët. Leo ishte i shqetësuar për shumë arsye”.

“Më vjen keq, sepse ka ndodhur gjithçka në një javë që nuk jemi parë: jam i sigurt se po të kishte ndodhur në një moment tjetër, unë do ta kisha bërë të arsyetonte. Si me Conte-n në atë korrik të 2014-ës. Largohen gjithmonë kur nuk jam unë…”.

“Leos i kam thënë se ishte gjitthçka e gabuar, një gjë pa logjikë nga fillimi në fund. Do ta kisha kuptuar po të kishte shkuar te Real Madrid, por tek ai Milan? Fatmirësisht, fati ka dashur që të kthehej”.

Lexo po ashtu:  Në Francë do luhet me tifozë, ja numri i lejuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *