Apple është duke testuar funksionin me disa shërbime si YouTube, DoorDash, Yelp, Sony dhe OpenTable. Kur të jetë e disponueshme çdo zhvillues mund ta shtojë në aplikacionin e tij në App Store.

Përditësimi i ardhshëm i iPhone do të ketë një funksion të ri cili lejon përdorimin e disa aplikacioneve pa pasur nevojë ti shkarkoni dhe instaloni ato.

Këto aplikacione mund ti shkarkoni duke klikuar një link ose skanuar një kod QR që i përket një aplikacioni të painstaluar në telefonin tuaj.

Përmbajtja e tij do të shfaqet në një dritare në ekranin e iPhone. Raporti citon një video të YouTube si shembull.

Kur klikoni një link për një video në YouTube por nuk e keni aplikacionin të instaluar, ky funksion e bën të mundur të shikoni videon në një dritare të veçantë në iPhone pa qenë nevoja të instaloni ose vizitoni YouTube.

Apple është duke testuar funksionin me disa shërbime si YouTube, DoorDash, Yelp, Sony dhe OpenTable. Kur të jetë e disponueshme çdo zhvillues mund ta shtojë në aplikacionin e tij në App Store.

Nëse raporti provon i vërtetë mund të jetë një prej shtesave të reja të Apple me iOS 14 që është versioni i ardhshëm madhor.

Lexo po ashtu:  Misteri i llambës që qëndron ndezur që nga viti 1901

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *