Në Iran, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me varje Ruhollah Zam, gazetar kritik i regjimit të ajatollahut. Disidenti i internuar në Francë, i cili kishte frymëzuar demonstratat tre vjet më parë në Iran u dënua me vdekje më 30 qershor nga një gjykatë në Teheran, me akuzat e “korrupsionit në Tokë”, një shkelje e rëndë e ligjit e krijuar nga ayatollah Khomeini për rastet e spiunazhit ose përpjekjes për përmbysje të shtetit. Sipas Gjykatës së Lartë Iraniane, Zam pretendohet se ka punuar kundër Republikës Islamike të Iranit, në shërbimin e inteligjencës të “SHBA, Francës, Izraelit dhe një vendi në rajon”. Reporterët pa Kufij (RSF) e kanë cilësuar “një farsë” gjyqin ndaj tij.

Gazetari ishte bërë i famshëm në Iran për kanalin Telegram AmadNews, një faqe lajmesh, e konsideruar e paligjshme, e cila kishte mbështetur protestat e iranianëve që nga viti 2017, dhe ka botuar ​​informacione konfidenciale për zyrtarët qeveritarë. I akuzuar për spiunazh, Zam arriti të arratiset në Francë dhe të vendoset në Paris.

Por pas asaj që Garda Revolucionare Iraniane e konsideron “një operacion i inteligjencës i rafinuar dhe kompleks”, në 2019 Zam u josh në një kurth në Irak, nga ku u mor dhe u mbyll në një burg iranian.

Lexo po ashtu:  Fjalimi i rrallë i Fan Nolit në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve, reagojnë mediat e mëdha të kohës

Ai u shfaq në televizion në fillim të vitit 2020 për të “rrëfyer gabimet e tij” dhe për të kërkuar falje. Në korrik përsëri në një intervistë televizive, ai tha se në burg kishte humbur 30 kg. Babai i tij, një reformator fetar shiit, zyrtar i qeverisë në vitet 1980, u distancua nga aktivizmi i djalit të tij dhe AmadNeës tre vjet më parë, me anë të një letre të botuar në mediat iraniane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *