Të hënën, Irani ka lëshuar foto dhe video të bazës së re të arsenalit të Gardës Revolucionare, me raketa lundrimi, raketa balistike dhe “armë elektronike”, raporton Reuters.
Televizioni shtetëror e paraqiti bazën si një “qytet të raketave” dhe tregoi rreshtat e tyre në një dhomë magazinimi me mure betoni. Televizioni nuk e zbuloi vendndodhjen e bazës.
Alireza Tangsiri, kreu i njësisë detare të Gardës Revolucionare, tha se baza gjithashtu ka pajisje për zbulimin e sinjaleve të armikut.
Ai pretendon që “armët elektronike” përfshijnë sisteme radari dhe mbikëqyrjeje, simulimi dhe përçarjeje.
“Sot ne shohim një pjesë të vogël të kapacitetit të madh dhe në rritje të raketave të forcave detare të Gardës Revolucionare”, tha komandanti i Gardës, gjeneral Husein Salami.
Njësia elitare iraniane njoftoi vitin e kaluar se kishte ndërtuar “qytete nëntokësore me raketa” përgjatë brigjeve të Gjirit Persik.
Irani tashmë ka një nga programet më të mëdha të raketave në Lindjen e Mesme.
https://youtu.be/QF6v9y5pF1c?t=64