IRIQËT

Ishte dimri më i fortë që kishte bërë ndonjëherë. Shumë kafshë ngordhën prej të ftohtit. Iriqët duke parë situatën vendosën të afrohen me njëri – tjetrin për të ruajtur ngrohtësinë. Në këtë mënyrë ata mbulonin dhe mbronin njëri-tjetrin, por gjembat e secilit plagosnin shokët e tyre më të afërt. Pas njëfarë kohe ata vendosën të largohen nga njëri- tjetri dhe filluan të ngordhnin, vetëm dhe të ngrirë. Kështuqë atyre ju duhej të bënin një zgjedhje: të duronin gjembat e shokëve të tyre ose të zhdukeshin përgjithmonë. Me mençuri, ata vendosën të kthehen sërish sëbashku. Ata mësuan të jetonin me plagët e vogla të shkaktuara nga marrëdhënia e ngushtë me shokët e tyre në mënyrë që të merrnin nxehtësinë që vinte nga trupat e tyre. Në këtë mënyrë ata ishin në gjendje të mbijetonin.

Marrëdhënia më e mirë nuk është ajo që sjell njerëz të përsosur, por ajo në të cilën çdo individ mëson të jetojë me papërsosmëritë e të tjerëve dhe mund të admirojë cilësitë e mira të personit tjetër. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Trump dhe Melania, pozitivë me Covid-19. Presidenti njofton karantinimin dhe lë pezull garën për Shtëpinë e Bardhë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *