Ish-diplomati Fatos Tarifa komentoi në Euronews Albania marrëdhënien që pritet të ketë ish-presidenti trump me Kosovën dhe Serbinë nëse ai fiton zgjedhjet.

Ai u shpreh se marrëdhëniet gjeo-strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë, për më tepër që vetë Trump sipas tij nuk e ka idenë se ku ndodhen gjeografikisht Kosova dhe Shqipëria, apo edhe shtete të tjera të Ballkanit.

“Jam i sigurt që nëse Donald Trump-it do ti bëhej një hartë memece e Ballkanit nuk do dijë se ku është Kosova apo ndonjë vend tjetër. Përgjithësisht amerikanët janë injorantë në gjeogrgrafi, kur bëhej lufta në Irak 30% e tyre nuk e dinin ku binte Iraku. Mbi të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë apo Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë”, tha ish-ambasadori, përcjellë e pavarura MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Për Shqypni na të jetojm, gjallë Shqypnin na mos t’a lshojm