Ish-drejtori i RTK2 përpiqet ta arsyetojë sulmin terrorist në Banjskë

Ish-drejtori i RTK2, Zhelko Tvrdishiq, i ka dalë në mbrojtje të sanksionuarit të ShBA-së dhe Britanisë të Madhe, Milan Radojiçiq, pasi ky i fundit kishe marrë përgjegjësinë për agresionin në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ai për mediat serbe ka thënë se gjoja sulmin terrorist në Banjskë e shkaktoi “presioni ndaj serbëve”.

E sipas tij, Radojiçiq ka mohuar përgjegjësinë për aktin e agresionit, deri sa ka shtuar se “për Banjskën është dashur të flitej para se të ndodhte sulmi”.

Ai ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për kinse “mbyllje të syve” karshi “presionit” që ai pretendon se iu është bërë serbëve të Kosovës.

“Me sa e di unë, Radojiçiq i ka mohuar akuzat se ka kryer vepra penale me të cilat ngarkohet… Me sa e di unë, ai në gjyq e mohoi, ndërsa nëse i shikoni lajmet do ta gjeni këtë lajm”, ka thënë ai duke i dalë në krah kriminelit Radojiçiq.

Lexo po ashtu:  Kurti intervistë për Politico: Ne duam t’i bashkohemi NATO-s. Kemi rritur shpenzimet e mbrojtjes, si përgjigje ndaj agresionit të shtuar serb” 

Ish-drejtori i RTK2, i cili një muaj më parë është suspenduar pasi për ngjarjen tragjike të sulmit terrorist nga formacione paraushtarake serbe, ka shkelur standardet profesionale të raportimit duke e i konsideruar terroristët serbë si viktima.

“Për Banjskën është dashur të flitej para se të ndodhte, por edhe Kosova edhe bashkësia ndërkombëtare bëheshin sikur të pafajshëm në lidhje me problemet me të cilat serbët këtu ballafaqoheshin. Prandaj duhet të flasim për shkaktarët e Banjskës, e shkaktarët mendoj se janë presioni ndaj serbëve, ardhja në pushtet e kryetarëve në veri të cilët duhet pranuar se nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve, pastaj do të thosha edhe mbyllja e syve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe Kosovës në daljen e serbëve nga institucionet, Qeveria, Kuvendi, dalja nga prokuroria, gjyqësori, pastaj dalja nga policia dhe administrata”, pretendon ai gjatë intervistës për mediumin serb, të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale.

Duke deformuar të vërtetën edhe për daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, veprim prapa të cilit qëndron Lista Serbe.

Lexo po ashtu:  Dita kur u bombardua selia e KosovaPress-it dhe e Kosovës së Lirë

“E serbët dolën nga institucionet sepse siç kanë deklaruar ata vetë, dëshironin që të tregonin për pozitën në të cilën ndodheshin dhe për problemet të cilat nga dita në ditë po bëheshin gjithnjë e më të mëdha. Nëse i mbyllni sytë nga kërkesat legjitime, nëse i shmangeni problemeve, nëse nuk ka dialog, atëherë do të keni problem edhe më të madh, andaj dialogu i së vërtetës është mëse i domosdoshëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, një muaj më parë, Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media pati bërë të ditur se “pas një diskutimi të detajuar dhe një analize të situatës rreth kronikës së transmetuar në lajmet e RTK2 (kanali në gjuhën serbe) me datë 28 shtator 2023, pas propozimit nga drejtori i përgjithshëm, bordi i RTK-së në mënyrë unanime ka vendosur për suspendimin nga detyra për një afat 30 ditor të drejtorit të RTK2, Zhelko Tvrdishiq.” Sipas këtij bordi, kjo masë është marrë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi./KP/

Lexo po ashtu:  MekuliPress: Duhet "kapërcyer Rubikonin!"- Taksa po përdoret si "municion" kundër Qeverisë Kurti - Kjo taksë s'ka bërë asgjë tjetër pos se ka "viktimizuar" Serbinë në marrëdhënjet ndërkombëtare.