Problemi kryesor i Huawei sipas Schmidt është se kompania Kineze ka marrë përmasat e një lideri global dhe se është e rëndësishme që bota të ketë disa zgjedhje.

Huawei përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të çdo vendi dhe është përfshirë në veprimet të papranueshme ish bosi i Google Eric Schmidt tha për BBC.

Në vend që të bllokojnë përdorimin e teknologjive Kineze, Perëndimi duhet ti përgjigjet me teknologjitë e tij tha Schmidt i cili i është bashkuar Bordit të Mbrojtjes së Inovacionit në Pentagon.

“Nuk ka dyshim se Huawei është përfshirë në disa praktika të papranueshme në sigurinë kombëtare,” tha Schmidt.

Huawei vazhdimisht ka mohuar akuzat se punon për llogari të Shtetit Kinez. “Akuzat e bëra nga Eric Schmidt i cili tani punon për qeverinë Amerikane thjeshtë nuk janë të vërteta,” tha një ekzekutiv i Huawei.

Problemi kryesor i Huawei sipas Schmidt është se kompania Kineze ka marrë përmasat e një lideri global dhe se është e rëndësishme që bota të ketë disa zgjedhje. Mënyra më e mirë për tju përgjigjur Huawei është të ndërtojmë një produkt po aq të mira sa ato.

Për një dekadë e gjysmë Eric Schmidt ka shërbyer si shef ekzekutiv dhe më pas kryetar i bordit drejtues të Google. Ai pranoi se gjithnjë kishte nënvlerësuar potencialin e Kinës për të inovuar.

Lexo po ashtu:  Kurbeti, - "Obobo! sytë ç’më panë! Tha Mitrua si i marrë. Pash gruan me jaranë, po tani do t’ju bëj varrë! Do t’u bie me kobure, t’i lëshoj në shesh shondure. Mua të më vënë brirë!” Tha, dhe goditi të birë! Mëm’ e zezë ulëriti, pushtoi djalën dhe briti, po Mitrua nuk priti, pushka krisi dhe një herë, ra përmbys dhe mëm’ e mjerë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *