Qeveria Hoti deri më tani ka emëruar një numër të lartë të zëvendësministrave në ministritë përkatëse derisa për ketë janë duke u bërë akuza nga më të ndryshmet nga tashmë partitë opozitare. Deri më tani sipas të dhënave, Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka emëruar 46 zëvendësministra dhe që ende është duke vazhduar emërimi i tyre.

Ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit të vazhdim i qeverisjes “Haradinaj” për punësimet e shumta në kabinetin qeverisës me zëvendësministra apo këshilltarë.

“Qeveria Koti” është vazhdim i “yrnekut Haradinaj” ku me punësime industriale në Kabinetin qeverisës, qoftë me zëvendësministra qoftë me këshilltarë të panumërte tentohet të sigurohet qëndrueshmëria  qeverisëse. Aktualisht janë diku 44 njerëz të punësuar si zëvendësministra e se shpejti pritet që numri 80 (i artë) i zëvendësministrave të arrihet e mbase edhe tejkalohet.

Natyrisht se kjo qasje nuk është e qëndrueshme. Veç i vë në pah edhe më theksueshëm  hilet e këtij koalicioni pa legjitimitet demokratik” ka thënë ish këshilltari Tali.

Sipas tij emërimi i zëvendësministrave dhe këshilltareve pa asnjë kriter është një arsye tjetër që Qeveria Hoti të zhbëhet.

Lexo po ashtu:  INTERPOL-i shpall urdhër arrest për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

“Andaj kjo duhet të jetë një arsye edhe më shumë që ky “koalicion koti” të zhbëhet sepse Kabineti qeveritar nuk është “Ent i punësimit” të “tepricës teknologjike”. Pra të atyre që ne kushte normale do të kishin vende pune rutinore me përgjegjësi minimale” ka thënë për “Bota Sot” sh këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *