Lëvizja Vetëvendosje sot nga ora 17:00 ka paralajmëruar se do të mblidhen në shesh të Prishtinës.

Sipas partisë që udhëhiqet nga ish Kryeministri Albin Kurti, sot, me anë të këtij tubimi në shesh, do të festojnë ditën e çlirimit dhe të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga LVV’ja kanë bërë të ditur se në shesh kanë paraparë që të dalin mbi 15 mijë persona.

“Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”, kanë thënë nga LVV’ja.

Kreu i kësaj partie, Albin Kurti ditë më parë tha se në tubimin e sotëm do të respektojnë distancën.

“Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s”, shkroi Kurti në Facebook.

Lexo po ashtu:  Kryeministri: Po punohet në adresimin institucional të së kaluarës, Serbia duhet të përgjigjet për krimet e saja

Kreu i LVV-së, ka theksuar se krahas tubimit do të vazhdojnë edhe me mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje” anembanë Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *