Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, ka deklaruar në një intervistë për MCN Tv, se Edi Rama loboi të takohej me presidentin rus, Vlaidimir Putin në vitin 2020, por dështoi. Sipas Islamit, z. Rama që udhëtoi në Rusi në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe drejtuesit të presidencës së OSBE-së, u prit nga ministri i Jashtëm. Sergey Lavrov, pasi iu refuzua takimi me Putin.

Ish-ministri shprehet se Edi Rama e kërkoi takimin për nevoja të konsumit të brendshëm në atë kohë, që lihet të kuptohen se janë thjesht inskenime të idesë së një loje të madhe prej dikujt që akuzohej për çështjen e ndarjes së Kosovës.

Islami thotë se për takimin me Lavrov në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë nuk ekziston asnjë dokument i vetëm për shkak se z. Rama e ekzekuton politikën përmes gallatës dhe batutave. Sa i përket Traktatit të Miqësisë me Rusinë, Islami është shprehur se ai është një dokument i paratifikuar nga Parlamenti dhe i pafirmosur nga presidentët e të dyja vendeve, ndaj edhe nuk ka vlerë praktike.

Lexo po ashtu:  Klithë Marin Mema, idealisti e gazetari i rrallë shqiptar: Por Shqipëria ka gjithçka për të qenë një oaz i zhvilluar edhe pse sot mundësitë e saj shfrytëzohen pak , aspak apo masakrohen nga grykësit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *