Historiani 85 vjeçar Apostol Kotani, thotë se në faqet e kësaj gazete ka hasur në lajmin se Ahmet Zogu, asokohe vetëm një 18 vjeçar, në krye të shumë luftëtarëve matjanë, është bashkuar për një farë kohe me trupat e Esat Pashë Toptanit dhe Mustafa Ndroqit për të marshuar drejt Vlorës, me synim rrëzimin e qeverisë së Ismail Qemalit ndërkohë që ajo ishte ende në funksion.
Si u arrestuan 11 nga burrat kryesorë të qeveris ë dhe u largua kryeministri i parë i vendit.Esat Pasha kundër qeverisë së Vlorës. Me forcat e tij u bashkuan edhe ato të Ahmet Zogut e Mustafa Ndroqit.Historiani, Dr.Apostol Kotanit tregon si u ngrit ngrit dhe u rrëzua qeveria e parë e shtetit Shqiptar.“Përlindja e Shqipëniës”, kjo ishte gazeta e Qeverisë së Vlorës që u botua vetëm për 8 muaj, nga gushti i vitit 1913 deri ne mars 1914.

Por Zogu ka mbërritur deri në dyert e qytetit dhe forcat e tij nuk e kapërcyen vijën e “verdhë” duke e lënë Esat Pashanë t’i shkonte deri në fund marrëzisë që kishte nisur. Për gazetën “Shekulli”, dr. Apostol Kotani thotë:

100 vite histori e Shtetit Shqiptar, si e shihni qeverinë e parë të Ismail Qemalit?

Shpallja e Pavarësisë e krijimi i qeverisë Kombëtare, pati jehonë të madhe ndërkombëtare. Edhe Internacionalja Socialiste jo vetëm u solidarizua, por dha dhe ndihme aktive konkrete për respektimin e të drejtave kombëtare kundër synimeve shoviniste te monarkive Ballkanike.

Por ç’është e vërteta, kur bashkimi i të gjithë rreth qeverisë së Vlorës, në shtetit e sapokrijuar Shqiptar, ishte sa i domosdoshëm dhe jetik, dhe, kur vendin e kërcënonte rreziku serb dhe grek, ishte një tjetër shqiptar si Esat Pashë Toptani që doli hapur kundër Ismail Qemalit dhe më 12 tetor 1913, shpalli në Durrës formimin e Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme duke prerë çdo marrëdhënie me Qeverinë e Vlorës.

Jo vetëm kaq, por grumbulloi forca të shumta e me to ju drejtua Vlorës për të përmbysur qeverinë me forcën e armëve. Me forcat e Esatit u bashkuan edhe forcat e Ahmet Zogut dhe Mustafa Ndroqit.

Mbi çfarë dokumentesh bazohet kjo që sapo thanë?

Këtë e ka shkruar gazeta që botohej si organ i Qeverisë së Vlorës dhe që quhej “Pëlindja e Shqipëniës”. Në një numër të saj të vitit 1913 ajo jep lajmin që me forcat e Esat Toptanit u bashkuan edhe forcat e Ahmet Zogut dhe Mustafa Ndroqit.

Kjo gazette mua më ra në dorë në vitin 1982, gjatë kohës që hulumtoja për historikun e qytetit të Matit. Megjithatë Ahmet Zogu dhe forcat e tij shkuan deri në dyert e Vlorës por nuk u futën brenda qytetit. Ishte koha kur ai u thirr nga austriakët. Të paktën kështu ishte shkruar në gazetën “Pëlindja e Shqipëniës”.

Çfarë do të ndodhte pas bashkimit të këtyre forcave?

Pas luftimesh të ashpra me çetat patriotike të Selam Musa Salarisë, të Atë Stadh Melanit e patrioteve të tjerë, forcat rebele hynë në Vlorë, arrestuan 11 nga krerët kryesorë si Marko Qyqin me të vëllanë, At Stath Melanin me të birin etj., dhe përmbysën qeverinë e Vlorës, të ngritur me aq mund e sakrifica. Ismail Qemali u detyrua të largohej.

Prej situatës përfituan ushtritë greke dhe serbe, të cilat pushtuan një sërë krahinash. Ju desh patrioteve shqiptarë të zhvillonin një luftë të ashpër kundër tyre për disa vjet resht deri sa i shporrën nga trojet tona.

Në fakt cila ishte situata në të cilën u shpall Pavarësia?

Kur Ismail Qemali mblodhi gjithë delegatet mbajti para tyre një fjalimin historik, ku pasi përshkroi gjenden tepër te rende ku ishte zhytur vendi, theksoj nevojën e marrjes se masave urgjente e te domosdoshme për mbrojtjen e pavarësisë, tërësisë tokësore e sovranitetit të atdheut të robëruar e të copëtuar. “Fatin e Shqipërisë, – tha Ismail Qemali – tani e ka në dorë populli, dhe rruga e shpëtimit është shkëputja nga shkelësit e huaj turq dhe shpallja e pavarësisë kombëtare.” Ai shprehu bindjen se këtë dëshire do t`a përshëndesnin edhe qeveritë e fuqive të mëdha, sidomos Austria dhe Italia.

Lexo po ashtu:  Protesta e sotme - akt subversiv i mbetjeve të Jovivca Stanišič-it!

Edhe Rusia nuk e mohon Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Pra i gjithë opinioni ndërkombëtar do të jetë përkrah popullit shqiptar. Pastaj, Ismail Qemali, u bëri thirrje delegateve që të plotësonin dëshirën e popullit qe kishe ëndërruar në shekuj për pavarësinë kombëtare e shkëputjen nga Turqia.

Propozimi u pranua njëzëri, e pastaj delegatët nënshkruan aktin historik të hartuar nga Luigj Gurakuqi, ku thuhej:“Pas fjalëve qe tha Zoti kryetar, Ismail Qemali, me të cilat tregoj rrezikun e madh në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatet me një zë venduan që Shqipëria që sot të bëhet më vehte, e lirë dhe e mosvarme.” Në orën 16.30 delegatët dolën përpara popullit që priste jashtë t`u njoftohej vendimi historik.

Cilët do të ishin drejtuesit e parë të shtetit Shqiptar?

Kuvendi ngarkoj Ismail Qemalin të paraqiste përbërjen e Qeverisë së Parë. Në përbërjen e saj ishin: Ismail Qemali, kryetar, Dom Nikoll Kaçori, nënkryetar, Myfit bej Libohova ministër i Punëve të Brendshme, Abdi bej Toptani, ministër i Financave, Mehmet Pashë Dërralla ministër i Mbrojtjes Kombëtare, Petro Poga ministër i Drejtësisë, Luigj Gurakuqi ministër i Arsimit, Mit`hat Frashëri ministër i Punëve Botore, Pandeli Cale, ministër i Bujqësisë, dhe, Lef Nosi ministër Posttelegrafëve. Po atë ditë u zgjodh edhe një Pleqësi prej 18 vetësh që do të zëvendësonte Kuvendin pas shpërndarjes.

Cilat ishin masat e para të mara nga qeveria e re?

Për të mbrojtur të drejtat në arenën ndërkombëtare, u caktuan dy delegatë për në Konferencën e ambasadoreve, ku do diskutohej çështja e zotërimeve turke në Ballkan. Qeveria shqiptare parashtroj kërkesën: Njohjen e pavarësisë, vendosjen e një regjimi monarkik me një mbështetje evropiane e caktimin e një komisioni ndërkombëtar për çështjen e kufijve.

Por këto kërkesa legjitime nuk u morën parasysh, sepse fuqitë e mëdha nuk ishin për pavarësinë, por për një autonomi nën vartësinë e Sulltanit, dhe te kontrolluar nga fuqitë e mëdha. Rusia dhe Franca përkrahën kërkesat e Serbisë, Malit te Zi dhe Greqisë.

Kurse Austro-Hungaria dhe Italia ishin për largimin e serbeve nga trojet shqiptare, dhe te grekeve nga bregdeti shqiptar. Me gjithë këtë qëndrim, qeveria dhe populli shqiptar nuk u tërhoqën përpara vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve dhe vazhduan përpjekjet kundër armiqve të jashtëm e të brendshëm.

Këto kundërshtime të vendosura bënë që, pas disa muajsh, në mbledhjen e 29 korrikut, Konferenca e Ambasadorëve që u mblodh në Londër, anuloj vendimin e mëparshëm për sovranitetin e Sulltanit dhe e zëvendësoj me kontrollin e fuqive të mëdha.

Qeveria mori një varg masash edhe në fushën ekonomike, duke përqendruar ne duart e veta gjithë të ardhurat. Nënshkroi marrëveshjen për hapjen e Bankës Kombëtare Shqiptare me kapital Austro- Italian, organizoj administratën shtetërore, administratën gjyqësore, ndarjen territoriale etj.

Në fushën e arsimit, veç fillimit te vitit shkollor 1913-1914, u rihap Normalja e Elbasanit dhe u projektua që në çdo prefekture të kishte shkollë normale.

Marigoja e flamurit

Intelektualet e rezistencës të pavarësisë shqiptare

Ishte Marigo Bozio, një nxënëse e rilindëse, që punoi me përkushtim dhe qëndisi Flamurin Kombëtar që ngriti Ismail Qemali në Vlorë në shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Në vitet që pasuan u riorganizua shoqëria “Ylli i Mëngjesit” në Korçë që ishte pezulluar nga shovinistët grekë më 1913-14, u krijua shoqëria “Shpresa Kombëtare” në Vlorë e organizuar nga Marigoja, në Shkodër u krijua më 1918 shoqëria “Gruaja Shqiptare” nga aktivistja Fatime Hoxha-Curri.

Shoqëri grash u krijuan edhe në Elbasan, Tiranë etj. Rezistenca e grave spikati fort edhe kundër ushtrive greke të “megali idhesë” që kishin pushtuar viset e jugut. Mësuesja e shkollës fillore të Leskovikut refuzoi të qëndiste flamurin grek, por kjo i kushtoi jetën asaj sepse atë e zhdukën pa nam pa nishan.

Lexo po ashtu:  Një certifikatë për politikanët

Gruaja Daije Sako nga Kardhiqi i Paramithisë së Çamërisë, edhe pse ju vra i biri dhe i vëllai dhe vetë u plagos në luftë kundër ushtrisë greke, nuk hoqi dorë nga lufta derisa dha shpirt. Një grua nga Ogreni i Përmetit u hodh nga shkëmbi për të mos rënë në duart e grekëve. Shembuj të tillë ka plot.

Në vitet 1918-1919 Parashqevi Qirjazi kryesoi me dinjitet delegacionin e Kolonisë shqiptare të Amerikës, që mbrojti çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris. Me trimëri luftoi kundër serbëve, bashkë me të shoqin Shote Galica (Qerimeja). Po ashtu mjaft gra vlonjate rrëmbyen armët dhe luftuan kundër pushtuesve italianë më 1920 si: Rabie Hysa, nga Bolena, Zakie Krasta nga Kreshova e Kolonjës etj.

Por me gjithë këtë kontribut, gjatë regjimit të Ahmet Zogut, gruaja jo vetëm që nuk u vlerësua si forcë e madhe shoqërore, por ju mohua çdo e drejtë legjitime, e drejta e votës, e pjesëmarrjes në jetën politikoshoqërore etj. Edhe në këtë periudhë gratë nuk i lëshuan armët por vazhduan me këmbëngulje luftën për liritë dhe të drejtat e tyre. Ato morën pjesë aktive në lëvizjen punëtore e revolucionare, në luftë kundër grabitjes dhe shfrytëzimit feudal.

Ato shfrytëzuan shtypin përparimtar për të shprehur shqetësimet e tyre. Kështu arsimtarja patriote Urani Rumbo do të shkruante: “Shoqëria që lë gruan mbrapa, mbetet si një zog me një krah, dhe, sa mund të fluturojë ai, aq mund të përparojë edhe shoqëria pa gruan”.

Pas Lidhjes së Prizrenit

Thirrja e Kuvendit dhe shpallja e pavarësisë, u përgatit me rrugën e përpjekjeve, sakrificave dhe luftërave te përgjakshme disa shekullore, kundër një armiku te madh e te rrezikshëm, siç ishte Perandoria Otomane, qe kërcënonte jo vetëm popullin tone të vogël, por gjithë popujt e Evropës. Gjatë shekullit XIX, si rezultat i zhvillimeve të brendshme e ato ndërkombëtare, lufta e popujve të robëruar u fuqizua shumë.

Kjo duhet thëne edhe për luftën e popullit shqiptar, sidomos pas Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Patriotet shqiptare ju përveshen për ngritjen e ndërgjegje kombëtare dhe mobilizimin e masave popullore ne luftën çlirimtare.

Ultimatum Portës së Lartë

Rol të rëndësishëm luajti “Komiteti i Fshehte” për lirinë e Shqipërisë që u krijua në prill 1906, dhe degëve të tij, që u krijuan në një sërë qytetesh, u grumbulluan forcat patriotike. U formuan çetat e para të armatosura, të cilat luftonin me parullën: “Ja vdekje ja Liri”.

Një jehone të madhe pati thirrja qe lëshoi nga malet patrioti Çerçiz Topulli me 1907. Në pranverën e vitit 1908 Shqipëria ndodhej në pragun e një kryengritjeje të përgjithshme, në Veri dhe në Jug.

Por ngjarjet që ndodhën më vonë në Perandorinë Otomane, siç ishte Revolucioni xhon-turk i korrikut 1908 dhe reformat e predikuara, e frenuan përkohësisht shpërthimin e kryengritjes. Por demagogjisë se reformave shpejt u doli boja.

Prandaj viti 1909 shënoi një vrull te ri te kryengritjes çlirimtare. Atë nuk e shtypën dot te 45 mijë ushtarët turq të Shefqet Turgut Pashës, vetëm sa i detyruan forcat kryengritëse të Veriut të tërhiqeshin përkohësisht në Mal të Zi. Në këto kushte të vështira, aty shkoi vete patrioti Ismail Qemali, i cili më 12 korrik 1912, organizoi në Grecë një mbledhje të krerëve, ku u hartua dhe u miratua një memorandum që ju dërgua Portës së Lartë, ku kërkohej autonomia territoriale e administrative e trojeve shqiptare, nën mbikëqyrjen e një inspektori të sulltanit.

Kërkesa të njëjta u hartuan e u dërguan edhe nga kryengritësit e Jugut, qe u mblodhën ne Manastirin e Cepos. Por, as ato te Veriut dhe as ato te Jugut nuk u pranuan nga Qeveria Turke.

Lexo po ashtu:  Orientimet seksuale të Grenellit nuk duhet të përcaktojnë orientimin strategjik të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor!

Shpërthimi i kryengritjes

Në 1912 kryengritja përfshiu gjithë Shqipërinë. Ajo filloj me 5 maj në Drenicë të Kosovës, e u përhap në Peje, Vuçiternë, Mitrovicë e deri në Mirdite. Nga fundi i majit ajo u shtri edhe ne Mat e ne Dibër dhe ne qershor përfshiu edhe Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut. Nga fundi i muajit pjesa me e madhe e territorit, përveç qyteteve, ishte ne duart e kryengritësve.

Ne Veri, në fillim të gushtit u çlirua Prishtina dhe, me pas Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani e Shkupi. Kryengritjet shqiptare dhe disfatat që pësuan turqit ne Tripoli nga ushtritë italiane, tronditen qeverinë turke dhe e shpunë në krize.

Roli i gruas shqiptare për pavarësi

Që të mbërrihej tek pavarësia u bë një luftë e madhe në 500 vjet dhe jo vetëm kur shekulli XX sapo u fut në derë. Historiani Kotani, thotë se në këtë luftë një vlerë të madhe ka pasur dhe roli i gruas shqiptare.

Jo vetëm qëndistarja Marigo, apo mësueset Qirjazi, por dhe shumë të tjera që kanë luftuar me armë, u bënë pararoja nga kaloi Pavarësia. Dr. Apostol Kotani vazhdon: “Me gjithë pengesat konceptuale e zakonore gjatë gjithë historisë shekullore të luftërave për liri e pavarësi, gruaja shqiptare ka luajtur rol të rëndësishëm, si në prapavija ashtu edhe në vijën e parë të luftës.

Në epokën që udhëhoqi Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, gratë ishin të pranishme në çdo betejë. Kronisti venedikas i kësaj periudhe, A.Sabeliko, humanisti Marin Beçikemi apo kronisti bizantin i shekullit XV, Kristobulli dalin në të njëjtin përfundim: “Edhe gratë edhe vajzat shqiptare nuk mbeteshin pas nga burrat për trimëri”. Roli dhe pjesëmarrja e gruas u rrit shumë në kohën e luftërave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Përmes vështirësish të mëdha ajo çau rrugën përpara dhe iu përgjigj kërkesave themelore të Rilindjes Kombëtare në fushën e dijes dhe atë të luftës.

Katër vjet pas çeljes së shkollës së parë shqipe për djem në Korçë, më 1891 Sevasti Qirjazi çeli shkollën e parë të vajzave që përgatiti edhe shumë luftëtare të çlirimit kombëtar dhe pavarësisë kombëtare. Shumë gra e vajza të panjohura deri atëherë, bija familjesh të thjeshta, u shquan si organizatore, propaganduese dhe luftëtare të ideve të Rilindjes Kombëtare. Në shtypin patriotik të kohës shkrimet e para, të thjeshta por të zjarrta, u bënë nga vajzat dhe gratë përparimtare.

Ato krijuan edhe shoqëritë e tyre. Kështu në Korçë më 1910 u krijua shoqëria “Ylli i Mëngjesit” nga Parashqevi Qirjazi, e para shoqëri e grave shqiptare, ajo u pasua nga një shoqërie edhe në Leskovik dhe me degë nëpër fshatra. Në Përmet e Leskovik u çelën shkolla për vajzat. Për t’u përmendur për kontributin e tyre janë: Lino Grameno, Polikseni Luarasi, Evdhoksi Gërmënji, Qelidhona Falli, Kostandine Logo, bashkëshortja e Atë Stath Melanit etj.

Gratë morën pjesë edhe në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 për çlirimin kombëtar dhe shpalljen e pavarësisë kombëtare. Merushe Ismaili nga Shalësi i Konispolit, 18 vjeçe, bashkë me burrin e saj Nelon u radhitën në çetën patriotike të Muharrem Rushitit prej vitit 1908 deri në luftën ballkanike.

Në Grykën e Kaçanikut, në luftën kundër forcave turke të Turgut Pashës, në vijën e parë të zjarrit kaluan edhe gratë. Shembullin e tyre e ndoqën gratë e Malësisë së Madhe, të Shkodrës, Dibrës etj.

Gazeta turke “SABAH” e datës 16 prill 1911, shkruante ndër të tjera se në luftimet e Tuzit me malësorët kishte edhe gra e vajza të veshura me rroba burrash.

Disa prej tyre ua kalonin edhe burrave në vijën e parë të luftës. Midis tyre spikasin: Tringa e Malësisë, Nora Kolja e të tjera, të cilat populli i përjetësoi në këngë.

/Nga Leonard Veizi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *