Epiqendra e parë e koronavirusit në Evropë, Italia ka numrin më të lartë të humbjeve të jetës me më shumë se 22,000 viktima nga koronavirusi dhe vetëm SHBA ka më shumë të vdekur.

Italia ka në plan të përdorë një aplikacion smartfonësh zhvilluar nga startupi Bending Spoons për të gjurmuar njerëzit të cilët testojnë pozitivisht me koronavirus.

Epiqendra e parë e koronavirusit në Evropë, Italia ka numrin më të lartë të humbjeve të jetës me më shumë se 22,000 viktima nga koronavirusi dhe vetëm SHBA ka më shumë të vdekur.

Edhe pse qeveria e vendit shtyu izolimi deri më 3 Maj, ka nisur përpjekjet e para për të lehtësuar masat dhe kufizimet e aplikuara që prej një muaji.

“Jemi duke punuar për të testuar një aplikacion për gjurmimin e kontaktit,” tha komisioneri special i qeverisë Italiane për emergjencën e koronavirusit Domenico Arcuri.

Aplikacionet e smartfonëve dhe teknologji të tjera janë përdorur gjerësisht në vendet Aziatike si Singapori dhe Koreja e Jugut për të kontrolluar përhapjen e sëmundjesh por në Evropë ka pasur kritika për shkak të mundësisë për të abuzuar me privatësinë e përdoruesve.

Lexo po ashtu:  Raspberry Pi 400 është tastierë dhe kompjuter njëherazi

Arcuri tha se aplikacioni do të bëhet i disponueshëm në të gjithë vendin pas testimeve rajonale. Muajin e kaluar Ministria Italiane e Inovacioni hapi një tender për zhvilluesit e aplikacioneve ku mori qindra propozime ndërsa një komitet special zgjodhi aplikacionin e startupit Bending Spoons.

Aplikacioni quhet Immuni dhe përdor teknologjinë Bluetooth për të mësuar nëse qytetarët kanë qenë në kontakt me një të infektuar nga koronavirusi duke ruajtur anonimitetin.

Arcuri tha se aplikacioni do të përdoret vullnetarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *