Conte ka prezantuar ‘Faza 2’ të menaxhimit të Covid-19 që do të jetë në dy hapa: e para ka të bëjë me hapjen e vogël për aktivitetet e prodhimit, ndërsa e dyta do të përfshinte një rimodulim të masave për lëvizjen dhe daljen e personave. Sipas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Conte dhe teknikëve, fazat e reja fillojnë të zbatohen pas 13 prill.

Nga spitalet Covid deri tek forcimi i shëndetit në të gjithë vendin, janë disa ndër masat e fazës 2 të cilat u diskutuan, siç mësojmë, në takimin e kësaj pasdite midis kryeministrit Giuseppe Conte, ministrave dhe Komitetit Shkencor Teknik.

”Në takim, u ra dakord të garantohen disa pika fikse se kur do të fillojnë rihapjet, duke filluar nga zbatimi rigoroz të distancimit. Sa i përket testeve sierologjike dhe tamponëve, do të nevojiten linja të qarta”, njoftojnë burimet qeveritare, nga komiteti shkencor dhe teknik.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për fazën 2: nëse bëjmë një gabim, do të kthehemi në bllokim dhe do të rifillojmë nga e para “, theksoi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në emisionin ”Porta a Porta”.

Lexo po ashtu:  Haxhiu nuk i mban lotët: Gjumin nuk e bëj rehat për rastin Dehari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *