Ka reaguar për herë të parë publicisti, Veton Surroi, i cili është aksionar në kompaninë “Stella Consulting”, e për të cilën Prokuroria pretendon se i ka dhënë ryshfet Ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratislav Nikoliqit mbi 400 mijë euro në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kompania “Stella Consulting” nuk është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit.

“’Stella consulting”, aksionar i së cilës jam NUK është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit. “Stella consulting” , si investim i huaj me aksionar mazhoritar z.Gentian Sulon (mik imi dhe afarist i respektuar i Shqipërisë) , i ka kontraktuar të gjitha veprimet e veta ekzekutive nëpërmjet një kontrate të pergjithshme me sistemin ” çelësa në dorë” përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materje nga çdo përgjegjësi juridike ‘Stella consulting’, shkruan Surroi.

Lexo po ashtu:  "𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗼𝘀𝗵 𝗺𝗲 𝗮𝘁𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗻". 𝗣𝘀𝗲 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐏𝐥𝐚𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝐭𝐞̈ 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝐬𝐡𝐦𝐞. 𝗩𝗲̈𝗿𝗲𝗷𝘁𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 "𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁" 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈

Reagimi i plotë:

Përgjigje ndaj një fushate
Për hir të sqarimit miqve të mi që janë trazuar nga fushata që po zhvillohet ndaj meje, po i shkruaj këto pak rreshta.

• Prej datës 22 dhjetor të vitit të kaluar janë botuar me dhjeta shkrime në disa portale duke më akuzuar për përfshirje në korrupsion në rastin “Brezovica” . As edhe një herë as njëri prej portaleve-prej atyre që profesion e kanë baltosjen deri te ato që e quajnë veten pjesë të gazetarisë hulumtuese-NUK kanë kërkuar informatë apo koment nga unë. Kjo është shkelje bazike e etikës profesionale.

• “Stella consulting”, aksionar i së cilës jam NUK është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit. “Stella consulting” , si investim i huaj me aksionar mazhoritar z.Gentian Sulon (mik imi dhe afarist i respektuar i Shqipërisë) , i ka kontraktuar të gjitha veprimet e veta ekzekutive nëpërmjet një kontrate të pergjithshme me sistemin ” çelësa në dorë” përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materje nga çdo përgjegjësi juridike “Stella consulting”.
• Portalet e këtilla nuk ndiejnë përgjegjësi profesionale e as juridike për veprimet e veta. Sivjet bëhen NËNTË vjet prej kur është ngritur padia për shpifje kundër një portali. Gjykata në shkallë të parë pas PESË vjetësh konstatoi se portali dhe përgjegjësit e tij kanë shpifur kundër meje dhe u është caktuar dënimi me të holla. Prej atëherë kanë kaluar KATËR vjet dhe lënda pret për t’u shqyrtuar në Gjykatën e apelit.

Lexo po ashtu:  Publikohet urdhër arresti ndaj Hysni Gucatit, dyshohet për tri raste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *