Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë. Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, thaka thënë Daçiç për mediat.

Ai tha se: ““Ballkani i Hapur” mund t’i shqetësojë vetëm ata që janë kundër bashkëpunimit”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot dhe nesër do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ka ftuar qytetarët të protestojnë sot kundër vizitës së Vuçiçit në kryeqytetin shqiptar për të nënshkruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjashtë marrëveshje.

Lexo po ashtu:  Tradhëtia partiake u ndëshkua: Anulohet Kuvendi i thirrur më 18 dhjetor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *