Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha sot TV Prva se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por “me siguri nuk do të pranojmë Kosovën”.

“Nuk jemi afër zgjidhjes. Ne kemi provuar të japim disa propozime, por ato kryesisht kanë ndeshur në refuzim, e as që është diskutuar zyrtarisht ndonjëherë për to”, është shprehur ai, duke shtuar se “Ata që organizojnë dialogun duhet ta dinë se ne me siguri nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e Kosovës…” ka thënë Daçiq.

Daçiq ka deklaruar se Beogradi pranon bisedimet për propozime me kompromis.

Në lidhje me rastin e vizitës së shefit të diplomacisë ruse, Sergejë Lavrovit në Serbi, ai ka thënë se Rusia do të mbështesë çfarëdo zgjidhjeje që është në interes të Serbisë, pra atë që do Serbia.

Lexo po ashtu:  PRODHIMET SERBE VËRSHOJNË SHQIPËRINË! Në Kosovë u bllokuan, por tregu i Shqipërisë është mbushur me produkte të Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *