Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar nga Tirana vendimin për pezullimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Deklaratat ai i bëri gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama.

“Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim të mirë dhe të fortë. Presim të respektohet nga të dyja palët. Është përgjegjësia e Vuçiç që ta dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Dhe më pas etapat e ardhshme, nga ajo që presim është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat që u bënë në kushtet të papërshtatshme, pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve. Njohjes e Asociacionit të komunave serbe nga Kosova, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti. E them, ne u kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga Franca, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Është kushti i paqes në të gjithë zonën,” tha ai.

Lexo po ashtu:  Këto janë 5 qytetet e Shqipërisë ku Covid-19 ka prekur mësuesit dhe nxënësit

I ashpër me udhëheqësit e Kosovës u tregua si gjithmonë edhe kryeministri Edi Rama. Ai nuk i kurseu shfryrjet kundër Albin Kurtit, që sipas Ramës nuk ka predispozitën për të bërë paqen me Serbinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *