Pas dhunës që shpërtheu në rripin e Gazës, e që u shoqërua me qindra bombardime nga të dyja palët, më në fund është shpallur armëpushimi. Pala izraelite ka pranuar armëpushimin, që erdhi si kërkesë e palestinezëve për shkak të muajit të shenjtë të ramazanit.

Armëpushimi ka filluar ditën e sotshme, ditën kur edhe myslimanët hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Për tre ditët e fundit raketat kanë vrarë katër izraelitë, ndërsa sulmet e Izraelit kanë vrarë të paktën 20 palestinezë, shumica prej tyre civilë.

Ushtria izraelite ka deklaruar se sulmet e tyre ndodhën si shenjë hakmarrje për lansimin e 200 raketave nga palestinezët. Të shtunën mbrëma, një raketë ra mbi një shtëpi civile, duke shënuar kështu viktimën e parë civile izraelite.

Armëpushimi pritet që të paktën të zgjasë gjatë tërë muajit të Ramazanit, ndërsa ende nuk është vendosur për hapat e mëtutjeshme.

Lexo po ashtu:  Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën/ Këto janë veprat për të cilat dyshohet Salih Mustafa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *