Ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, David Petraues, ka paralajmëruar Izraelin për opsionin e një ndërhyrjeje tokësore në Gaza. Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar eventualitetin e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishos më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti.

Nëse Hamas është po aq kreativ sa ç’ishte në atë sulm barabar dhe të papërshkrueshëm, atëherë do të shohim kamikazë, pajisje të improvizuara eksplozivi, prita dhe kështu realiteti urban nuk mund të jetë më sfidues se kaq, ka thënë ai.

Sipas tij, Izraeli duhet të përpunojë një plan për ringritjen e shërbimeve bazike në Gaza, rindërtimin e saj. Qëndrimi vjen ndërkohë që kryeministri izraelit, Netanyahu ka paralajmëruar operacion tokësor, pas sulmeve ajrore, por pa bërë të qartë nëse trupat do të bëjnë një pastrim të zonës, apo do të qëndrojnë aty.

Lexo po ashtu:  Gjukanoviq akuzon Serbinë dhe Rusinë se po provojnë ta shkatërrojnë Malin e Zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *