Izraeli ka zgjeruar kategoritë e vaksinimit ndaj COVID-19 të Dielën për të përfshirë edhe 16- 18 vjeçarët në atë që qeveria e përshkroi si një përpjekje për të mundësuar ndjekjen e tyre në provimet e shkollës.

Izraeli, i cili ka nivelin më të shpejtë të shpërndarjes së vaksinave në botë, shpreson të fillojë rihapjen e ekonomisë së tij muajin tjetër.

Me importet e rregullta të vaksinave Pfizer Inc., Izraeli ka administruar të paktën një dozë në më shumë se 25% të 9 milion popullsisë së tij që nga 19 Dhjetori, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinat fillimisht ishin të kufizuara për të moshuarit dhe kategoritë e tjera me rrezik të lartë, por tani janë në dispozicion për këdo mbi 40 vjeç ose – me lejen e prindërve – ata midis 16 dhe 18 vjeç.

Përfshirja e adoleshentëve të vonë ka për qëllim “për të mundësuar kthimin e tyre (në shkollë) dhe mbajtjen e rregullt të provimeve”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit.

Vendi ka qenë nën një bllokim të tretë kombëtar që nga 27 Dhjetori, të cilin planifikon ta heqë në fund të Janarit.

Lexo po ashtu:  Gjermania nga 1 korriku kryeson BE-në, von Cramon: Të shfrytëzohet kjo mundësi për liberalizimin e vizave për kosovarët

Hezi Levy, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit, u pyet në një intervistë të Radios Ushtrisë nëse vaksinimi i adoleshentëve mund të përbëjë rreziqe të paparashikuara – ndoshta për fëmijët e tyre akoma të palindur.

“Nuk e di”, tha Levy. “Kjo vaksinë nuk ndryshon nga vaksinat kundër sëmundjeve të tjera virale … dhe u testua me sukses për efekte anësore.” Ai shtoi se nuk kishte dyshim se – duke peshuar rreziqet relative nga koronavirusi – ishte e preferueshme të bëhej vaksina. (Burimi: Reuters)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *