Forca Ajrore Greke dhe kompania Izraelite “Elibit Systems” kanë nënshkruar një kontratë me vlerë 1.7 miliardë dollarë, e cila përfshin trajnimin e pilotëve dhe blerjen e dhjetë avionëve trajnues, raporton Kathimerini.

Marrëveshja 20-vjeçare, e cila do t’i japë Greqisë dhjetë aeroplanë M-364 dhe një shkollë të re për trajnimin e pilotëve, është kontrata më e madhe në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Izraeli gjithashtu do të furnizojë grekët me simulatorë, një program trajnimi dhe mbështetje logjistike.

Alenia Aermacchi M-346, i quajtur “lava” në versionin izraelit, është një nga avionët më të mirë stërvitës në botë. Fillimisht, ai u zhvillua bashkërisht nga kompanie italiane “Alenia Aermacchi M-346″ dhe kompanie ruse”Jakovljev”, por partneriteti u ndërpre në 2000.

Lexo po ashtu:  Premtimi që Biden dha disa vite më parë, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Amerikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *