Nga temperatura e dhomës tuaj deri tek sistemimi i rrëmujës, studimet shkencore dhe ekspertët e gjumit kanë zbuluar se gjendja e dhomës tuaj të gjumit dhe zakonet tuaja të dhomës së gjumit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e gjumit tuaj. Nëse jeni me humor të keq kur zgjoheni në mëngjes, dhoma juaj e gjumit mund të jetë problemi i vërtetë. Ja 20 këshilla praktike për të përfituar sa më shumë nga koha e “artë” e gjumit:

  1. Krijoni një hapësirë ​​më të këndshme estetike
  2. Bëjeni atë një zonë relaksi dhe mos punoni në të
  3. Pastroni rrëmujën dhe mos krijoni pirgje rrobash
  4. Mbajeni temperaturën të freskët (Për gjumë optimale, temperatura juaj e dhomës së gjumit duhet të jetë midis celcius 16-20 gradë, sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit)
  5. Vlerësoni dyshekun tuaj dhe cilësinë e tij
  6. Merrni çarçafë të mirë (Jo vetëm që duhet t’i lani ato të paktën një herë në dy javë, por duhet t’i kushtoni vëmendje edhe cilësisë)
  7. Krijoni një shtrat të rehatshëm
  8. Merrni jastëkun e përshtatshëm për ju
  9. Konsideroni të përdorni një jorgan të lehtë të tipit trapunta
  10. Rregullojeni shtratin tuaj në mëngjes pasi zgjoheni (Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit zbuloi se njerëzit që rregullojnë rregullisht shtretërit e tyre në mëngjes, gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të fliin mirë)
  11. Ndriçimi në dhomë duhet të jetë me tension të ulët
  12. Kushtojini vëmendje cilësisë së perdeve dhe ngjyrave të tyre
  13. Përdorni produkte aromatike dhome (Aromaterapia mbështetet në ndjenjën e aromës për të shëruar mendjen, trupin dhe shpirtin)
  14. Provoni meditimin (Meditimi nuk është i lehtë, por ia vlen të provoni para gjumit nëse e keni bërë dhomën e gjumit ambientin e duhur)
  15. Fikni dritat (Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Endokrinologjisë Klinike dhe Metabolizmit, ekspozimi ndaj dritës para dhe gjatë gjumit eliminon melatoninën (hormon që ndihmon zgjimin nga gjumi))
  16. Vendosni muzikë ambienti të qetë me tinguj deti ose natyre (Nëse keni gjumi e lehtë dhe jeni veçanërisht i ndjeshëm ndaj zhurmave shpërqendruese, provoni të përdorni “zhurmë të bardhë” për të mbytur tingujt e padëshiruar)
  17. Merrni një orë alarmi në vend që ta keni telefonin tuaj rreth e rrotull
  18. Vendosni elektronikën larg
  19. Shmangni TV
  20. Përdorni humidifikator ambienti
Lexo po ashtu:  Studimi: Të flesh pak, shton më shumë kilogramë

Edel Strazimiri / SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *