Hulumtimet e reja nga Finlanda u përqendruan në zgjimin e hershëm. Ajo prek ushqimet e përditshme, sidomos mëngjesin si vaktin e parë të përditshëm.

Rezultatet kanë treguar se qëndrimet më të gjata në mbrëmje, si dhe shkuarja vonë në shtrat çojnë në rrezik më të madh për obezitetin.

Sipas studimit, shkuarja e vonshme në shtrat shtyn kohë për të marrë ushqim, si dhe sasinë dhe shumëllojshmërinë e marrjes së ushqimit. Një formë e tillë e të ushqyerit shpesh çon në konsum më të lartë të sheqerit dhe yndyrës në trup.

Arsyeja për këtë janë hormonet që ndikojnë në oreksin dhe metabolizmin. Sasia e gjumit mund të ndikojë në prodhimin e këtyre hormoneve, duke bërë dallimin në oreksin, zgjedhjen e ushqimit dhe sasinë e marrjes së ushqimit gjatë ditës dhe natës.

Megjithatë, është vërejtur se ndryshimi në dietë, si dhe ndryshimi i kohës së gjumit, vështirë se është i pranueshëm për shumë njerëz. Vërehet se njerëzit që shkojnë vonë në shtrat kanë më shumë probleme të gjumit, më pak aktivitet fizik të rregullt dhe kanë më shumë gjasa të pinë duhan.

Lexo po ashtu:  Alexey Navalny, sfidant deri në frymën e fundit

Hulumtimi këshillon të gjithë ata që kanë një gjumë të parregullt dhe të ushqyerit e parregullt që të përpiqen të bëjnë një orar më të mirë në jetën e tyre, duke zvogëluar rrezikun e panevojshëm për obezitetin dhe të gjitha rreziqet tjera shëndetësore që mbartin obezitetin dhe kilet e tepërta.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *