“Shell vazhdon të përdorë naftën ruse”. Kështu shkruan kompania Shell në një deklaratë të lëshuar për publikun këtë të shtunë mbrëma.

– Dje morëm vendimin e vështirë për të blerë një ngarkesë nafte nga Rusia. Ne prodhojmë produkte për të cilat njerëzit kanë nevojë çdo ditë, shkruan Shell.

Më tej ata shkruajnë se duan të përdorin vaj nga burime të tjera aty ku është e mundur, por që për momentin nuk është e mundur pasi një ndryshim kaq i madh nuk mund të ndodhë brenda natës.

“Nuk e marrim lehtë këtë vendim dhe e kuptojmë se ka shumë ndjenja të forta rreth vendimit”, vijon arsyetimin qesharak kompania Shell, shkruan e pavarura MekuliPress.

Kompaninë po e kritikojnë me reagime të forta shumë komentues e qytetarë europian.

Shell shkruan gjithashtu se fitimet nga blerja e naftës do t’i shpenzoj për “pasojat e tmerrshme të luftës për popullin e Ukrainës”.

Më herët sot, BBC raportoi se punëtorët refuzuan të shkarkojnë naftën ruse nga një anije gjermane e ankoruar në një rafineri të madhe britanike të naftës.

Lexo po ashtu:  Mushkëritë i ka të pastra

Qeveria britanike ka ndaluar hyrjen e anijeve me “çdo lidhje ruse” në portet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *