Sot është ditëlindja e Astrit Deharit e Adem Demaçit, që të dy njihen si heronnjë.

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi në një postim të tij në facebook ka kujtuar fjalët e Kurtit duke përkujtuar Astrit Deharitn e Adem Demacin në ditëlindjen e tyre.

Vraniqi ka cituar Kurtin dhe ka thënë se në ditëlindjen e Astrit Deharit, nëse duam që koha e heronjve dhe e dëshmorëve të lihet pas, duhet të kuptojmë se kjo nuk arrihet pa e rrëzuar në të njëjtën kohë, edhe tiraninë pushtetare, edhe indiferencën qytetare.

Postimi i plotë:

Sot, më 26 shkurt, në ditëlindjen e Astrit Deharit, nëse duam që koha e heronjve dhe e dëshmorëve të lihet pas, duhet të kuptojmë se kjo nuk arrihet pa e rrëzuar në të njëjtën kohë, edhe tiraninë pushtetare, edhe indiferencën qytetare.

E sot, i urojmë ditëlindjen edhe Adem Demaçit, heroit të gjallë të qëndresës dhe mospërkuljes përballë çdo pushteti tiran e gjakatar.

(Albin Kurti, 26 shkurt 2018)

Lexo po ashtu:  KFOR po punon në largimin e bllokadave të mbetura në veri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *