Kryeministri i Republikës se Kosovës Albin Kurti derisa ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë ku i është drejtuar kabinetit qeveritar më një fjalim ndryshe nga siç jemi mësuar të shohim.

Kurti ka fol për 100 ditët e para të qeverisë dhe angazhimin maksimal që duhet ta kenë.

Ai po ashtu ka thenë se sytë e gjithë popullit tashmë janë tek ky kabinet qeverisës, rrjedhimisht tek secili prej jush.

Në imellen zyrtare të kryeministrit të Kosovës drejtuar mediave është dërguar fjalimi i tij i cili ka qenë i shkurtë por mjaft domethënës.

Ja një pjesë nga fjalimi i tij

“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim e përkushtim maksimal.

Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin. Programi jonë qeverisës është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarëve.

Unë s’kam dyshim se ne kemi aftësinë, guximin dhe shkathtësitë për t’i dhënë rezultatet të cilat kërkohen prej nesh.

Lexo po ashtu:  JA KUSHTËZIMET PËR TË SHKUAR NË GREQI DHE MALIN E ZI!, Kufizimet nga koronavirusi/ Lëvizje e lirë me Kosovën e Maqedoninë

Sytë e gjithë popullit tashmë janë tek ky kabinet qeverisës, rrjedhimisht tek secili prej jush.

Do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin tonë që del nga marrëveshja jonë e përbashkët sepse me të do të zgjohemi në mëngjes e më të do të flemë në mbrëmje” ka thenë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *